Lajmet e funditVendi

Gashi: Nuk do jemi zgjatim i qeverisë së Kurtit, jo sa të jem shef i Grupit Parlamentar të LDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk do të shërbejnë si “zgjatim” i Qeverisë Kurti 2 gjatë kohës sa ky i fundit do shërbejë në këtë pozitë në Kuvendin e Kosovës.

Ai këto deklarime i bëri në intervistën ‘Blic Interview’, derisa tha se nuk janë të interesuar “që t’i gjuajnë me gur e gazlotsjellës” Vetëvendosjen, “gjërat të cilat i ka bërë vetë partia e Albin Kurtit”, por ka precizuar se LDK do ta bëjë opozitën karshi premtimeve të kryeministrit Kurti.

“Ndërsa zgjatim i qeverisë së tij nuk do të jemi kurrë. Aq më pak sa të jem unë shef i Grupit Parlamentar”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

““Nuk jemi të interesuar që t’i gjuajmë me gurë dhe gaz lotjellës, siç kanë bërë ata ndaj neve. Jemi të interesuar që të bëjmë opozitë karshi tyre. Z.Kurti ka dhënë fjalë të mëdha dhe premtime të forta, le t’i mban. Do jemi këtu për t’i parë punët e tij”, ka shtuar tutje Gashi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button