Lajmet e funditVendi

Frutex për festat e fundvitit shpërndan 1000 dhurata për fëmijët e Klinikave Pediatrike në gjithë Kosovën

Kompania Frutex së bashku me fondacionin Golden Eagle në vazhdën e aktiviteteve humane që ka zhvilluar gjatë gjithë vitit 2021, edhe për festat e fundvitit të cilat na rikujtojnë solidaritetin dhe harmoninë për njeri tjetrin, ka filluar me shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Rreth 1000 dhurata filluan të dhurohen për fëmijët të cilët këto festa pritet ti kalojnë në repartet e pediatrisë në spitalet regjionale të Kosovës në qytetet: e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit dhe Ferizajit.

Gjithashtu Frutex do të shpërndaj dhurata edhe për fëmijët e Qendrës Handikos dhe Autizmit në Suharekë.

Frutex në bashkëpunim me Fondacionin Humanitar Golden Eagle gjithmonë i kushton kujdes të posaçëm fëmijëve dhe mundohet ti përkrahë institucionet e ndryshme që merren me kujdesin e tyre.

Frutex ju uron festat e fundvitit të gjithëve!

Frutex për festat e fundvitit shpërndan 1000 dhurata për fëmijët e klinikave pediatrike në gjithë kosovën
Frutex për festat e fundvitit shpërndan 1000 dhurata për fëmijët e klinikave pediatrike në gjithë kosovën » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button