Lajmet e funditVendi

“Ferronikeli” ndërpret punën, Lladrovci tregon arsyet

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se kompania “Ferronikeli” e ka ndërprerë punën përkohësisht, raporton Express.

Sipas Lladrovcit, arsye për këtë është kriza energjetike në Evropë dhe ngritja e vropë dhe ngritja e çmimit të energjisë elektrike në tregjet globale.

Ai e ka cilësuar këtë si lajm tepër të dhimbshëm.

“Pas takimit me menaxherin kryesor të kompanisë së Feronikelit, z. Genc Beribashi, me keqardhje u informova se për shkak të krizës energjetike në Evropë dhe ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për katër herë në tregjet globale, ndërpritet përkohësisht puna në këtë kompani.

Situata e ndërprerjes së punës Feronikelit deri në gjetjen e zgjidhjes, për neve si pushtet lokal është lajm tepër i dhimbshëm, për situatën që do të krijohet për punëtorët dhe familjet e tyre”, ka thënë Lladrovci.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button