Lajmet e funditVendi

Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë me mjete bujqësore

Një grup i fermerëve nga e gjithë
Kosova, mëngjesin e së hënës kanë dorëzuar në ministrinë e Bujqësisë peticionin
kundër kritereve që ata i quajnë absurde për subvencionim të grurit, raporton
Ekonomia Online.

Njëri nga organizatorët Elmi Qupevaj,
tha se 80 për qind e bujqve të mbesin pa të drejtë aplikimi dhe kësisoj nuk do
të fitojnë asgjë nga shteti.

Sipas tij, në rast që ministri nuk
u kthen përgjigje, atëherë ata do të dalin në protesta para ministrisë me mjete
bujqësore.

“…ministri nuk ishte
prezent, kërkesat tona tashmë dihen dhe në rast që nuk na kthehet ndonjë përgjigje
jemi të gatshëm për një protestë madhore, me mjete bujqësore”, tha ai.

“Shpresojmë që ministri të na
kthej përgjigje pasi 80% e fermerëve po mbesin jashtë listave për subvencionim
të mjeteve bujqësore”, theksoi tutje ai.

Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë me mjete bujqësore
Fermerët dorëzojnë peticion në ministri, paralajmërojnë protestë me mjete bujqësore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button