Lajmet e funditVendi

Faruk Mujka fyen të varfërit që fitojnë bukën nga puna në treg

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, është munduar ta ironizojë marrëveshjen PDK-AKR.

Për ta tallur, ai ka krahasuar me ditën e tregut në Mitrovicë.

Ndonëse si figurë, Mujka ka fyer punëtorët që nxjerrin bukën e gojës nga puna në treg.

Mujka ka thënë se malli i së shtunës, ditës së tregut, nuk del kualitativ, duke aluduar në mashtrimet që gjoja i bëjnë tregtarët.

Postimi i Mujkës:

Ditë e Shtunë, në Mitrovicë është ditë Pazari.

Mundesh me ble dhe me shit gjithçka.

Mundesh me bo çdo lloj pazari.

Ama malli i të Shtunës rrallë del i qëndrueshëm e kualitativ për arsye se përnime shitet gjithçka.

Faruk mujka fyen të varfërit që fitojnë bukën nga puna në treg
Faruk mujka fyen të varfërit që fitojnë bukën nga puna në treg » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button