Lajmet e funditVendi

Falet Fitër Bajrami, Tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave

Në Xhaminë e Madhe “Sulltan
Mehmet Fati”, në Prishtinë është bërë falja e namazit të Fitër Bajramit,
raporton Ekonomia Online.

Numër i madh i
qytetarëve kanë kryer këtë ritual fetar, kurse brenda objektit të xhamisë është
kërkuar vazhdimisht respkektimi i distancës.

Myftiu i Kosovës,
Naim Tërnava me këtë rast tha se ka uruat të gjithë besimtarët për festën e Fitër
Bajramit.

Sipas tij, feja
islame angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane, prandaj ëse
njeriu lufton drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë.

Tërnava shtoi se
kjo festë kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë. Ai ka uruar që
sa më shpejt të përfundojë edhe pandemia që ka kapluar gjithë botë.

Madje ai ka bërë
thirrje për kujdes maksimal gjatë vizitave gjatë festës së Fitër Bajramit.

“Falenderojmë
Allahut me ndihëm e të cilit arritëm ta kalojmë muajin e Ramazanit. Jemi bashkë
në këtë ditë madhëshore për të festuar Fiter Bajramit. Muji i Ramazanit na
mbajti të bashkuar në iftare e syfyre, me solidaritet e devotëshmëri”.

“Feja islame
angazhohet në formimin e një shoqëri të shëndoshë e humane. Nëse njeriu lufton
drejt këtë do të shërbejë për të mirën e shoqërisë. Sot kemi festë që na
bashkon me miq e farefis”.

“Kjo festë ngrohë
familjet e fëmijet tanë, kultivon më së miri ndejsinë e besnikërisë e bujarisë.
Kjo festë shërben për ta ruajtur ekilibrin tonë. Edhe këtë Bajram po e presim në
pandemi që na ka shkatuar probleme të mëdha”.

“Urojmë që të shërohen
sa më shpejt të infekuarit. Ju ftoj të bëni kujdes në vizita sepse rreziku nga
pandemia nuk ka kaluar. Urime Festa e Fiter Bajramit, shëndet e mbarësi”.

Kjo festë vjen pas
muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit myslimanë anembanë botës
agjerojnë në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Falet fitër bajrami, tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave
Falet fitër bajrami, tërnava kërkon kujdes maksimal gjatë vizitave » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button