Lajmet e funditVendi

A është larguar nga PDK, tregon hapur Andin Hoti

Ish-deputeti, tani Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar pas raportimeve të mbrëmshme se ai është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Hoti ani nuk e ka përmendur specifikisht, ka lënë të nënkuptohet se ai nuk është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Ai i ka quajtur luftë ndaj tij zërat për largim nga PDK, teksa thotë se askush dhe me asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin e tij për t’i gjetur më të dashurit tanë.

Shkrimi i plotë i tij:

E PAPRANUESHME!

Që nga marrja e detyrës e kam bërë të qartë dhe po e përsëris prapë sot:
Askush dhe me Asgjë nuk do të mund të më ndalë në angazhimin tim për t’i gjetur më të dashurit tanë; babin dhe 1631 të zhdukurit e tjerë me forcë gjatë luftës. Nuk do të heq dorë për asnjë çmim dhe nuk brengosem për qëndrimet apo opinionet politike të askujt.

Konfuzioni i shkaktuar ditëve të fundit nga tendencat dhe sulmet e orkestruara që kulmuan mbrëmë me lajmin e “bujshëm” për gjoja largimin tim nga Partia Demokratike e Kosovës, është jo vetëm trazues dhe i papranueshëm, por edhe i dëmshëm për misionin tim human në krye të Komisionit për zbardhjen e fatit të familjarëve tanë që ende na mungojnë.
Reagimet politike dhe fushatat e nxitura inatçore duke shtrembëruar të vërtetën, kanë pasoja më serioze se sa dëmtimin tim personal apo kalkulimin e interesave elektorale në prag të fushatës.

Mirëpo, sulmet e tilla politike dhe qasja joetike e disa medieve me fotografi montazh, nuk i bëjnë nder askujt dhe përtej dëmit personal në këtë rast, po vazhdojnë ta helmojnë në përmasa shqetësuese opinionin publik.

Duke marrë shkas nga sulmet e ulëta dhe fushata e nxitur denigruese e linçuese, e vlerësova të nevojshme që t’iu drejtohem edhe një herë:
E para, për t’i falënderuar të gjithë ata që përmes reagimeve publike i kanë dhënë përgjigjen më të mirë këtyre tendencave, dhe;

E dyta, ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ ̈ -̈ , ̈ ̈ ̈ ̈ ̧ ̈ ̈.

Duke i mirëkuptuar të gjithë ata që në mënyrë të pavetëdijshme më kanë atakuar, fushatat e tilla propagandistike, në vend të bashkëpunimit për të cilin jam angazhuar dhe insistoj me këmbëngulje, vetëm sa do ta vazhdojnë agoninë e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin në ankth të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button