Lajmet e funditVendi

Enver Hoxhaj tregon nëse do të kandidojë për kryetar të PDK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth pozitës së kreut të kësaj partie.

Ai thotë se aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur për kryetar të partisë.

“Aktualisht nuk ka ndonjë garë që është hapur. Kurt ë hapet gara, çdo kush që ka ambicie në parti mund të garojë”, tha ai.

Se a do të kandidojë Hoxhaj për kryetar të PDK-së, ai thotë se nëse ka ambicie për kryetar, ai fillimisht do t’i thotë ato në kryesi të kësaj partie.

“Unë mendoj që këtë cështje do ta trajtoj në kryesi, nuk do të shpalli kandidaturën në studio. Fillimisht ambiciet për kryetar do t’i them në kryesi, pastaj në studio. Nuk është punë e ambicies kjo, përgjegjësia ime ështëe që gara të jetë fer dhe e drejtë”, tha ai në RTK.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button