Lajmet e funditVendi

Emini: Partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth dezinformatave

Partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”, e organizuar nga  NDI dhe USAID, raporton Ekonomia Online.

Markéta Gregorová aktiviste dhe politikane
çeke si dhe anëtare e Parlamentit Evropian tha se paralementet ndërkombëtare
duhet të përqendrohen te arsimimi dhe informimi i qytetarëve.

“Përveç çështjes së BE-së për mësimet e
nxjerra për Kosovën është me rëndësi se çka mund të bëjnë parlamentet ndërkombëtare.
Ato duhet të përqendrohen në arsimimin e qytetarëve, edhe nëse krijojmë ligjin
më të mirë më botë nëse nuk i kemi të informuar njerëzit atëherë gjithçka do të
jetë e padobishme”.

Drejtoresha e CiVIKOS, Donika Emini tha se
ftesa për të marr pjesë në diskutim i kanë dërguar të gjitha subjekteve
politike, derisa tha se është e rëndësishme pjesëmarrja e tyre.

“Kjo temë është me rëndësi për partitë politike
sidomos kur procesi zgjedhor ka pasur shume ankesa për shkak të
dezinformatave”.

Emini tha se i kanë dërguar ftesë subjekteve politike, po përveç VV-së të tjera nuk i kanë pranuar për arsye të angazhimeve tjera.

Emini: partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth dezinformatave
Emini: partitë politike kanë hezituar të marrin pjesë në diskutimin rreth dezinformatave » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button