Lajmet e funditVendi

Efiçienca e energjisë – MFK-ja dhe MCC-ja mundësojnë renovimin e ndërtesave në shtatë komuna

Kanë filluar punimet në kuadër të
projektit “Subvencione për Efiçiencë të Energjisë – SEEK”, implementuar nga
Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të
Mileniumit (MCC), raporton Ekonomia Online.

Punimet për renovimin e ndërtesave
nëpër 7 komuna të ndryshme në Kosovë për efiçiencë kanë nisur në komunën e
Lipjanit.

Zëvendësambasadori i ShBA-së në
Kosovë, Nicolas Giacobbe tha se këto punime shënojnë një kthesë shumë të rëndësishme
të bashkëpunimit ndërmjet komunave në mënyrë që energjia të jetë stabile.

“Është e një rëndësie të
madhe ky projekt i këtyre punimeve dhe renovimeve, duke bërë kështu që ekonomia
dhe energjia të krijoj një sistem stabilë në këtë projekt”.

“…kemi punuar shumë në atë se si
mund të punojmë dhe çfarë mund të bëjmë në këtë drejtim bashkë me partnerët tanë”,
tha Giacobbe.

Petrit Selimi, drejtor Ekzekutiv i
Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), tha se ky është një projekt shumë i
rëndësishëm për komunën e Lipjanit.

“Është një projekt i rëndësishëm
par këtë komunë. Janë gjithsej 9 hyrje. Partneriteti ka qenë bashkërisht me
ekipet tona, dhe që do ta rrisin efiçiencën elektrike dhe ndihmën për qytetarët
e kësaj komune”.

Sarah Olmstead, drejtoreshë
ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), tha se ky partneritet
ka rëndësi të madhe sepse shënon një punë të gjatë.

“Ky partneritet ka shumë rëndësi
sidomos pas një pune të gjatë dhe është kënaqësi të jemi këtu sidomos në përmasimin
e fushës së energjisë dhe u dimë problemet e shumta që zakonisht na shfaqen, kështu
që shpresoj që renovimet e tilla do japin një rezultat të madh në të
ardhmen”, tha ajo.

Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, tha
në këtë projekt përfshihen 143 banesa dhe është një ndihmë e jashtëzakonshme për
Lipjanin.

“143 banesa përfshihen në këtë
projekt  dhe është një ndihmë e jashtëzakonshme
për banorët, andaj jam falënderues për këtë projekt. Ne si komunë jemi të
fokusuar në këtë investim dhe projekt”, tha Ahmeti.

Efiçienca e energjisë – mfk-ja dhe mcc-ja mundësojnë renovimin e ndërtesave në shtatë komuna
Efiçienca e energjisë – mfk-ja dhe mcc-ja mundësojnë renovimin e ndërtesave në shtatë komuna » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button