Lajmet e funditVendi

Dyshimet për keqpërdorime me dezinfektues në zgjedhje – raporti s’dërgohet në Prokurori nga KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)
në mbledhjen e parë për këtë vit, ka miratuar raportin e Komitetit të Auditimit
për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje nuk është miratuar
edhe kërkesa e Sami Kurteshi nga VV-ja që të dërgohet në Prokurori një pjesë e
raportit që kishte të bënte me gjetjet për keqpërdorime me dezinfektues e dorëza
gjatë zgjedhjeve.

Ai me këtë rast tha se është
propozuar që raporti të shkojë në hetuesi pas konstatimit se ka pasur shkelje,
ngase dezinfektuesit ishin “të prishur”.

“Ajo çka është konstatuar se ka
pasur shkelje. Raporti është miratuar nga komuniteti dhe kam propozuar që ky
raport të shkoj në institucione hetimore”.

“Unë kam pritur që KQZ do t’i dërgojë
në hetuesi. Dhe unë do ta dërgojë në hetuesi këtë raport. Ne duhet t’i japim
fund që këtu të ketë shkelje. Këtu kemi dëmtim të shëndetit”.

Kurse kryetari i KQZ, Kreshnik
Radoniqi, tha se raportet janë publike dhe se Policia e Prokuroria mund që të
ato t’i kërkojnë nga ky institucion.

“Me raportuar diçka në Polici është
gjeja më e lehtë. Raportet janë publike mundet me ardhur në KQZ Policia e prokuroria”.

Arianti Elshani nga PDK-ja tha se
nuk janë të interesuar që të lejohen keqpërdorime, duke kërkuar që të
procedohen në hetuesi.

“Asnjëri nga ne nuk dëshiron të
lejoj keqpërdorime dhe të procedohet tutje në hetuesi”.

Florian Dushi nga LDK-ja tha se janë
konstatuar shkelje prandaj edhe duhet që të merren masa menjëherë, duke kërkuar
që nëse është e nevojshme të drogohen edhe në hetuesi.

“…konstatuam shkelje, hajni e të
gjitha. Nëse ka nevojë duhet t’i nënshtrohet edhe hetuesisë. Na e shohim që me
këto tema bëhet politik dhe institucionet nuk arritur qasje të drejtë as kundër
luftës së krimit dhe korrupsionit. Janë konstatuar shkelje procedurale”.

Alim Rama nga VV-ja tha sa qytetarët
janë rrezikuar nga dezinfektuesit e përdorur gjatë zgjedhjeve lokale, prandaj nëse
janë konstatuar shkelje duhet që të raportohen.

“Ne kemi raport që ka konstatuar
shkelje cila është procedura legjislative. Na kemi mujt me rreziku secilin qytetar
përmes atyre kinse dezinfektues. Nëse jemi në dijeni për shkelje na takon t’i dërgojmë
në Prokurori”.

Burim Ahmetaj, kryeshef i Sekretariatit
të KQZ-së, tha se javë tjetër që të procedohet për votim buxheti dhe se raporti
për zgjedhjet do të dërgohet në Kuvend në muajin prill.

Ai ka sqaruar se katër parti
politike i kanë borxh KQZ-së mbi 4 milionë euro, raporton EO.

“Aktualisht nuk e kemi
buxhetin e disponueshëm. Javën tjetër do ta dërgojmë për miratim. Jemi duke përgatitur
për asgjësimin e materialit zgjedhor. Jemi duke punuar në draftimin e raportit dhe
do të dërgohet në Kuvend në muajin prill”.

“Janë katër parti politike që i
kanë borxh këtij institucioni për 4 milionë e 200 mijë euro. KQZ ka vendosur që
10% të transferohet te subjektet”.

Dyshimet për keqpërdorime me dezinfektues në zgjedhje – raporti s’dërgohet në prokurori nga kqz-ja
Dyshimet për keqpërdorime me dezinfektues në zgjedhje – raporti s’dërgohet në prokurori nga kqz-ja » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button