Lajmet e funditVendi

Dy të vdekur në aksidentin në Klinë, konfirmon policia

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gash, tha se dy persona ishin dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë të cilët kishin arritur pa shenja jete.

“Rreth orës 18:25, policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona të lënduar që janë nisur për në Spitalin Rajonal në Pejë, kanë arritur në spital fatkeqësisht pa shenja jete”, ka thënë Gashi, për Shqip.com.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button