Lajmet e funditVendi

Durrësi përgatitet për sezonin e verës, njoftohet se do të hiqet kufizimi i lëvizjes

Në Durrës janë bërë përgatitjet për sezonin turistik të verës, raporton Ekonomia Online.

Kufizimi
i lëvizjes si mbrojtje nga Covid-19, gjatë sezonit turistik do të largohet,
ndërsa çmimet këtë vit në Durrës do të jenë mesatare dhe të përballueshme për
turistët.

Nga
këtu është bërë thirrje që Kosova dhe Shqipëria ta kenë destinacion
njëra-tjetrën sa i përket sezoneve turistike, derisa thanë se Shqipëria përveç
pandemisë është ballafaquar edhe me tërmetin.

Muhamed
Kurmemi nga “Harmonia Hotel Group”, tha se tashmë kanë nisur
përgatitjet e sezonit turistik, duke shtuar që gazetarët të përcjellin
pozitivitet tek qytetarët e Kosovës në mënyrë që t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

“Durrësi
dhe ne kemi filluar përgatitjet për sezonin turistik pavarësisht që nuk e kemi
kohën në favorin tonë, dhe t’i përcjellin pozitivitet qytetarëve të Kosovës dhe
ti presim ne në Durrës”.

Azem
Bujupi nga “Trip to Albania”, tha se për qëllim kanë prezantimin e
vendeve shqiptare tek turistët e huaj.

“Ne
do të mundohemi që të promovojmë turizmin bregdetar dhe malor. Ne jemi në turin
e tretë të organizimit nesër do të vazhdojmë në Vlorë, pastaj në Sarandë,
Ksamil dhe Dhërmi. Ne kemi marr përsipër për të promovuar një herë e mirë dhe
ne jemi në lëvizje milimetrike dhe qëllimi është që ta prezantojmë vetën tonë
tek të huajt apo te turistët e huaj që duhet ta vizitojnë vendin tonë”.

Arianit
Cera nga Këshilli i Qarkut Durrës, tha se përveç pandemisë janë ballafaquar me
tërmetin. Ai tha se në sezon do të hiqet edhe kufizimi i lëvizjes së
qytetarëve.

“Ne
kemi kaluar një sezon të vështirë pasi që kemi pasur edhe tërmetin pastaj edhe
pandeminë por ne jemi mbështet tek turistët kosovarë dhe ata i kemi pasur
gjithmonë në krahë. Orari i kufizimit do të largohet pasi që ka qenë deri në
ora 22:00”.


anën tjetër, Skender Thaçi, nënkryetar i Odës Hoteliereve dhe Turizmit
të Kosovës, ka kërkuar nga shqiptarët që destinacion për sezonin turistik malor
ta kenë Kosovën.

“Shpresoj
në një bashkëpunim në interesin e dy anshëm, ju siç e thatë në Durrës por edhe
në Rugovë dhe do të përpiqemi që ti gërshetojmë gjërat dhe uroj që Shqipëria ta
ketë destinacion i duhur në Kosovë”.

Enkleona Kondi tha se janë marrë të gjitha masat anti-Covid.

“Ne
jemi mbështetja më e madhe që mund të bëjmë secili prej nesh dhe uroj që ky vit
të jetë më i zhvilluar. Mbi 80% e punëtorëve të Hotelsve në Durrës janë
vaksinuar. Në 2020/2021 është bërë një rishikim i çmimeve derisa i kemi marr disa
çmime kë të përballueshme dhe kemi tarifa shumë konkurrente dhe jemi me tarifa
ekonomike dhe çmime mesatare dhe jo të larta”.

Ky event organizohet nga Trip to Albania dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Durrësi përgatitet për sezonin e verës, njoftohet se do të hiqet kufizimi i lëvizjes
Durrësi përgatitet për sezonin e verës, njoftohet se do të hiqet kufizimi i lëvizjes » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button