Lajmet e funditVendi

Durrës, shqiptari ther me thikë dy persona, dyshohet se janë sirianë

Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin shqiptar O.Q. (40), pasi ka therur me thikë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë sirianë).

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, për motive të dobëta.

40-vjeçari, me banim në Berat, është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërkohë që personat e plagosur ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, njofton Policia e Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button