Lajmet e funditVendi

Drejtues të Akademisë së Drejtësisë raportojnë në Komision, ankohen për mungesë të buxhetit

Komisioni për Legjislacion,
Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër
Korrupsionit e ka shqyrtuar Planin Vjetor të Performancës  për Akademinë e Drejtësisë për vitin 2022,
raporton Ekonomia Online.

Enver Fejzullahu, drejtor
ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë tha se planin e punës dhe planin e
performancës.

Ai më tej ka shtuar se synim kanë
trajnimin e prokurorëve e gjuetarëve. Fejzullahu tha se kanë mungesë të  buxhetit, por edhe objekti në ndërtim e sipër
po iu sjell probleme.

“Objektiv është avancimi i
prokurorëve dhe gjyqtarëve, aty është parapa edhe një numër i madh dhe është bë
programi trajnues për vitin 2022. Në sistem i kemi diku 600 gjyqtarë dhe
prokurorë pa e përfshi stafin administrativ”.

“Përmasimi i infrastrukturës
mbetet sfidë, ne kemi një objekt që është në ndërtim e sipër. Tash buxheti është
i pamjaftueshëm edhe pse ne e kemi dhënë buxhetin fillestar. Objekti për
momentin është pezull”.

Deputetja e VV-së Doarca Kica tha
se përpara se t’i trajnojmë gjyqtarët, duhet t’i identifikojmë problemet dhe sa
para se të kërkohet buxhet shtesë duhet të arsyetohet.

“Asnjëherë s’po them se nuk keni
nevojë për buxhet shtesë, por po them përpara se të shkojmë me kërkesa me
buxhet shtesë, të shohim se si ta bëjmë më efektive edhe vetë trajnimin”.

Fejzullahu më tej ka shtuar se ata
janë shembull në rajon për mënyrën e funksionimit, raporton EO.

“Rregullimi që e ka Akademia e
Drejtësisë në Kosovë në aspektin legjislativ është ambicie për vendet tjera”.

“Përderisa në shumicën e vendeve
tjera janë t’u në përpjekje se në këtë fushë ka dhënë shumë Këshilli i Evropës.
Ne kemi bë përpjekje të anëtarësohemi aty”.

Drejtues të akademisë së drejtësisë raportojnë në komision, ankohen për mungesë të buxhetit
Drejtues të akademisë së drejtësisë raportojnë në komision, ankohen për mungesë të buxhetit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button