Lajmet e funditVendi

Dogana publikon aplikacionin për parandalimin e kontrabandës – inkason 1 miliard €, eksporti rritet për 68%

Të hyrat e Doganës deri në shtator kanë arritur shifrën e 1 miliard eurove, derisa eksporti ka shënuar rritje, raporton Ekonomia Online

Kështu ka bërë të ditur drejtori i
Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në një konferencë për medie.

Ai tha se ky sukses është i gjithmbarshëm,
derisa ka theksuar se eksporti ka shënuar rritje prej 68%.

“Dogana po shënon sukses në mbledhjen e të hyrave, ne arritëm që të mbledhim taksat në vlerën 1 miliard, kjo paraqet një sukses kur e krahasojmë më vitin e kaluar meqë kemi të hyra 35% në rritje, ne kemi shënuar rritje të eksporti prej 68% krahasim me vitin e kaluar”.

“Kemi pasur 9 zyrtarë të
suspenduar dhe dy të arrestuar, përtej këtyre indikatorëve që janë të rëndësishëm,
ne e çmojmë rëndësinë e besimit të publikut ndaj Doganës sepse kemi pasur
rritje”, tha Llugaliu para gazetarëve.

Mes tjerash ai tha se rreth 10% ka
ndikuar situata e krijuar në Jarinjë e Bërnak, sa i përket mallrave të
importuar nga Serbia.

“Është e vërtetë që kam pasur
vështirësi të ndërrimit të zyrtarëve, mirëpo kanë operuar pa ndërprerje, kështu
kanë qenë gjatë gjithë kohës në detyrë”.

“Është e vështirë që brenda javës
me trend real, mirëpo ka qenë një ndikim rreth 10% e importeve përmes Serbisë që
vijnë mallrat”.

Ilir Morina, nga Dogana e Kosovës
ka folur për portalin e Doganës, që siç thotë ai përmes tij ky institucion komunikon
drejtpërdrejtë me qytetarët, ku ata dhe bizneset mund t’i paraqesin kërkesat
dhe ankesa, raporton EO.

“Portali i Doganës, ky
qytetarët paraqesin ankesat e tyre, momentalisht i ka 243 biznese që bëjnë kërkesa
të vazhdueshme në sistemin doganor”.

“Në këtë portal ne kemi arritur që
Dogana të komunikojë drejtpërdrejtë me qytetarin”.

Ndërsa, Besim Lushta ka folur për
aplikacionin E-Dogana, ku iu mundëson qytetarëve raportimin për korrupsion e kontrabandim.

“Dogana ka publikuar
aplikacionin qe u mundëson qytetarëve për parandalimin e korrupsionin,
kontrabandës dhe kontrollimin e veturave, aplikacioni mund të kërkohet në
Playstore duke shënuar E-Dogana”.

Dogana publikon aplikacionin për parandalimin e kontrabandës – inkason 1 miliard €, eksporti rritet për 68%
Dogana publikon aplikacionin për parandalimin e kontrabandës – inkason 1 miliard €, eksporti rritet për 68% » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button