Lajmet e funditVendi

Dita Evropës shënohet më një sërë aktivitetesh, Szunyog: Synojmë të përcjellim pro-evropianizmin e Kosovës

Për të shënuar Ditën e Evropës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Shtëpia e Evropës në Kosovë kanë organizuar aktivitete të shumta kulturore, arsimore dhe argëtuese. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha për Ekonomia Online se aktivitetet e organizuara synojnë të përcjellin pro-evropianizmin e Kosovës.

“Sot është Dita e Evropës dhe ne dëshirojmë
të festojmë këtë ditë të veçantë për Bashkimin Evropian së bashku me qytetarët
e Kosovës dhe jemi me fat që moti është shumë i mirë sot dhe ne do të kemi një
sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe disa aktivitete fizike po ashtu edhe
virtuale, jo vetëm në Kosovën por edhe në regjion. Kështu që mendoj se është e
rëndësishme të përforcojmë pozitën e Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor
dhe të promovojmë mesazhin e të ardhmes Evropian të Kosovës dhe gjithë
regjionit”, u shpreh Szunyog për Ekonomia Online.

Java e Evropës u hap me aktivitetin me titull
“Arti i Rrugës në mjedis”, ku artistë të njohur ndërkombëtarë dhe vendas kanë
pikturuar shkallët e lagjes Arbëria / Dragon me një mesazh të veçantë për
ruajtjen e mjedisit.

Szunyog thotë se shpreson se me këtë aktivitet
do t’i japin ngjyra Prishtinës.

“Jam shumë i kënaqur se tani kemi edhe
demostrimin praktik të Ditës së Evropës këtu tek shkallë duke i përdorur
ngjyrat e Bashkimit Evropian, po ashtu për t’i dhënë ngjyra Prishtinës dhe më
optimiste me veprat e artistëve belgë. Ngjyrat që do të përdoren janë ngjyrat e
qëndrueshme, prandaj  shpresojmë se ky do
të jetë një kontribut i vlefshëm për zhvillimin e Prishtinës si një qytete
evropian”, tha ai.

Pastaj, në Shtëpinë e Evropës në Prishtinës
janë prezantuar kryeveprat e artistëve të rinj dhe të talentuar të shkollës së
artit Da Vinci Course dhe Shoqatës së Autizmit.

Tutje, Szunyog mori pjesë në aktivitetin “Biseda
Rinore e Ballkanit Perëndimor”,  ku të
rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan me Ambasadorët e vendeve të
BE-së për mjetet e bashkëpunimit midis të rinjve të Ballkanit Perëndimor dhe
Bashkimit Evropian.

Për të shënuar Ditën e Evropës,  kuarteti “Aureum Saxophon Quartett”
do të mbajë një koncert virtual në ora 17:45, aktivitet ky i mbështetur nga
Ambasada Austriake në Kosovë.

Koncerti “Për Ju, Me Ju” i organizuar
për nder të Ditës së Evropës, sjell performancën e yjeve më të mëdhenj të
skenës muzikore moderne, duke filluar nga ora 20:45.

Ndërkohë, për të mësuar më shumë rreth Bashkimit
Evropian, më 10 maj, fëmijët do t’i bëjnë  pyetje Ambasadorit Szunyog, me një sesion të
shkurtër.

Aktivitetet vazhdojnë me kuizin “Sa mirë e
njihni BE-në” ku mund të luani për të provuar njohuritë tuaja për Bashkimin
Evropian dhe për të fituar çmime të ndryshme.

Më 12 maj, hapet ekspozita virtuale “Duart
e vogla”, me kryeveprat e artistëve të rinj dhe të talentuar të shkollës
së artit Da Vinci Course dhe Shoqatës së Autizmit.

Ndërkohë, më 14 maj, fituesit e konkursit të fotografisë “Mbështetja e BE-së për Kosovën” do të shpallen nga një juri profesionale, ku fotografitë më origjinale dhe krijuese do të shpallen fituese.

Dita evropës shënohet më një sërë aktivitetesh, szunyog: synojmë të përcjellim pro-evropianizmin e kosovës
Dita evropës shënohet më një sërë aktivitetesh, szunyog: synojmë të përcjellim pro-evropianizmin e kosovës » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button