Lajmet e funditVendi

Digjen disa shtëpi në Graçanicë, evakuohen banorët

Mëngjesin e së enjtës, në Graçanicë disa shtëpi janë përfshirë nga flakët.

 Megjithëse zjarrëfikësit e Lapnasellës kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, ata të Graçanicës kanë arritur 45 minuta me vonesë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se disa banorë edhe janë evakuar për shkak të sigurisë së tyre.

Ndërsa zjarri ende vazhdon të jetë në objektin e parë, dhe për këtë arsye në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit nga Prishtina.

Arsyet e zjarrit ende nuk dihen. IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button