Lajmet e funditVendi

Dialogu i pashmangshëm për zgjidhjen e problemeve, shoqëria civile kërkon qartësim qëndrimesh nga Kurti

Dialogu është proces i pakapërcyeshëm për zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi dhe qartësimi i qëndrimeve nga ana e Qeverisë Kurti,  është më se i nevojshëm sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, raporton Ekonomia Online.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime
Juridike dhe Politike (GSJP), tha në një prononcim për Ekonomia Online se
takimi i 15 qershorit Kurti-Vuçiq është lajm i mirë sepse dialogu është i
domosdoshëm për të afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Madje sipas tij, kjo do të ndikojë sidomos
për ta avancuar për anëtarësim të mundshëm në OKB si dhe për të përshpejtuar perspektivën
evropiane.

“Nuk e kemi një rezultat të matshëm në
kuptimin që përpos takimit që ishte lajm i mirë në vetvete pasiqë pas një kohe
të gjatë Kosova dhe Serbia u rikthyen në tavolinën e diskutimeve dhe kjo është
një hap i mirë pasiqë kemi parë që dialogu është i pakapërcyeshme për të
zgjidhur problemin Kosovë-Serbi dhe për të afirmuar Kosovën në arenën
ndërkombëtare sidomos për ta avancuar për një anëtarësim të mundshëm në OKB si
dhe për të hapur perspektiven evropiane”, është shprehur ai.

Sipas Fetahut takimi ndërmjet palës
kosovare dhe asaj serbe u karakterizua me mospajtime e qëndrime të kundërta.

“Pati mospajtime nga të dyja palët dhe
besoj që kjo është thelbi i takimit Kurti-Vuçiq në këtë raund të parë, pasiqë
të dyja palët shfaqën mospajtime të tyre, qëndrime diametralisht të kundërta
dhe jemi duke e parë e jemi dëshmitarë që Kosova e Serbia kanë qëndrime që
vështirë i përafrojnë për të arritur një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse e
cila po motohet tash e disa vite. Lajm i mirë është që po vazhdohet me
diskutime tutje dhe ndoshta me një dinamikë të re të negociatave më një
përfshirje më të madhe edhe të ShBA-së dhe me qëndrime më konstruktive nga të
dyja palët mund të ecet tutje për të hapur shtigje për pajtueshmëri aty ku ka
hapësirë”.

Ai thotë se e ardhmja e dialogut duket
mjaftë e paqartë dhe se pritet që edhe në negociatat tjera të ketë një tempo me
tension ndërmjet të dy palëve.

“Ndërsa sa i përket vazhdimit tutje të
negociatave pa dashur të paragjykojmë vazhdimin besoj që do të jetë një tempo
me tension të mëtejshëm në mes të dy palëve, marrë parasysh edhe propozimin e
Kurtit bërë Serbisë dhe reagimin e saj dhe duke marrë parasysh që Serbia tash e
sa kohë heziton që ta përfshijë njohjen e Kosovës si pjesë të marrëveshjes”.

“Në anën tjetër kemi hezitimin e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, me kompetenca ekzekutive kësisoj edhe këto dy pozicione dhe e ardhmja e dialogut dhe raundet tjera duken mjaftë të paqarta dhe është ambiguiditeti ai që do ta karakterizojë edhe raundin tjetër të dialogut dhe takimin tjetër të radhës”.

Ndërsa, Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik
i Kosovës (KDI), tha për Ekonomia Online se BE-ja e ka mirëpritur takimin e 15
qershor në Bruksel në kuptimin e asaj që pati një takim dhe u dakorduan për një
tjetër.

Sipas Krasniqit, kryeministri Kurti
duhet të ofrojë më shumë sqarime e shpjegime për strategjinë e vazhdimit të
këtij dialogu.

“Takimi i 15 qershorit ishte takimi i
parë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë Vuçiq, ne pamë që pala
kosovare shpërfaqi vizonin e saj apo se si e sheh këtë proces dhe si duhet të
eci përpara me të. Ashtu edhe prisnim që mund të ndodhte sepse kryeministri
Kurti edhe para se të shkonte në Bruksel e bëri të qartë që ai nuk do ta
vazhdojë dialogun aty ku e ka lënë ish-kryeministri Hoti, por do të shkoj dhe
do të tregoj se çfarë pret kjo Qeveri, si e sheh kjo Qeveri këtë dialog duke
thënë se ky tashmë është një dialog i ri.

“Nga ana tjetër pamë që Bashkimi
Evropian e mirëpriti këtë takim në sensin që të dy palët u takuan dhe kishte
edhe një datë të dytë. Ajo çfarë ne dimë është Kosova paraqiti katër pika për
të cilat vlerësoj që kryeministri Kurti duhet të jap më shumë detaje, pra se
çfarë ka menduar më shumë në ato pika dhe si e sheh këtë proces në përgjithësi
në kuptimin e asaj që këto katër pika duhet të jenë pjesë e një marrëveshje,
pra cila është strategjia me tej. Kjo është diçka që ne duhet të presim më
shumë sqarime e shpjegime nga ana e kryeministrit Kurti në ditët në vijim”
është shprehur ajo.

Gjithashtu Krasniqi ka shprehur
mendimin se para takimit të radhës priten komunikime tjera ndërmjet Kosovës e
emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në shërbim të parapërgatitjes për negociata.

“Takimi i radhës pritet me25 korrik
siç u tha, ky takim ishte aty ku dyja palët shprehën qëndrime të tyre por nuk
kishte një dakordim. Mund të presim që deri më 25 korrik të ketë një presion
apo tentativa nga Bashkimi Evropian, nga emisari Lajçak që të përafrojë
agjendën apo të ndërtoj një agjendë ku të dyja palët mund të kenë ndonjë qëndrim
të përbashkët”.

“Është më së e qartë se nuk mund të flasim për takime të njëpasnjëshme ku palët shprehin qëndrimet e tyre por ato janë shumë të kundërta. Mund të presim që mund të ketë sërish vizita nga zori Lajçak apo komunikime edhe nëse jo fizike me zyrën qoftë të kryeministrit Kurti apo edhe të presidentit Vuçiq për të parapërgatitur takimin”, ka përfunduar ajo për EO.

Dialogu i pashmangshëm për zgjidhjen e problemeve, shoqëria civile kërkon qartësim qëndrimesh nga kurti
Dialogu i pashmangshëm për zgjidhjen e problemeve, shoqëria civile kërkon qartësim qëndrimesh nga kurti » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Dialogu i pashmangshëm për zgjidhjen e problemeve, shoqëria civile kërkon qartësim qëndrimesh nga kurti
Dialogu i pashmangshëm për zgjidhjen e problemeve, shoqëria civile kërkon qartësim qëndrimesh nga kurti » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button