Lajmet e funditVendi

Dialogu Kosovë-Serbi – Bislimi: Çështja e të pagjeturve ishte tema e vetme

Udhëheqësi i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë që gjatë takimeve në Bruksel me palën serbe lidhur me dialogun, çështja e vetmje që është diskutuar ka qenë “çështja e të pagjeturve”.

“Familjet kanë nevojë të dinë fatin e familjarëve të tyre sa më parë. Ky është mesazhi që kemi përçuar në këto bisedime me Serbinë, ku tema e vetme ishin të pagjeturit”, ka thënë Bislimi përmes një postimi në Twitter.

Tutje ai ka thënë që kanë kërkuar që të intensifikohen përpjekjet “për gjetjen e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës”.

Ndryshe të martën dhe të mërkurën delegacionet nga Kosova dhe Serbia janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button