Lajmet e funditVendi

Deputetja e AAK-së kritikon VV-në: E lëshuat bajrakun, me ju 10 vjet mbrapa krejt dhe drejt

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, siç thotë ajo për lëshimin e bajrakut.

Bytyqi thotë se është marre se kujt i është dhënë besimi për të qeverisë me vendin.

“Sot, forcat tona të sigurisë, djemtë tanë në Veri barazohen me grupe kriminele Serbe”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i deputetes Bytyqi:

Kush e lëshoj bajrakun…

VV nga sot le që më nuk është lëvizje qytetare ajo nuk është më as Parti Politike vendimarrëse.

Ajo lirisht nga sot le të ndërron emrin në “Vet per Vota” e jo Vetvendosje.

Marre kujt ju dha besimi per me qeverisë me vendin njerëz veq për fjalë e premtime, amatera në çdo vendim.

Sot, forcat tona të sigurisë, djemt tanë në Veri barazohen me grupe kriminele Serbe.

Vendime që duhet të brengosin çdo shqipfolës.

Me mashtrime morët pushtetin, por me mbajt me mashtrime zor është.
Me ju 10 vjet mbrapa krejt dhe drejt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button