Lajmet e funditVendi

Deputeti i AAK-së: Kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në tërë rajonin është evidentuar rënia e rasteve me Covid-19, ani pse mund të ndodhë që të ketë rritje të rasteve.

“I gjithë rajoni ka një
veprimtari të ngjashme. Në tërë rajonin është evidentuar një rënie e rasteve të
reja me Coronavirus”.

“I tërë rajoni është në procesin e
vaksinimit. Pa marrë parasysh që është në interval të shkurtër kohor do të kemi
rritje të rasteve të reja”.

Ai tha se është dashur shumë më
herët të ketë reflektim nga Qeveria sa i përket sigurimit të vaksinës.

Madje ai thotë se kriza me
pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi.

“Mendoj që është koha që është
dashtë një veprim i tillë nga Qeveria kriza me pandeminë nuk zgjidhet përmes
masave, por me investime në ekonomi. Zgjedhja është vaksinimi i gjithë popullatës”.

Sipas tij, vaksinimi duhet të
fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Pra ne nuk kemi informatë të sakta pse ka ndodhur vonesa. Por vaksinimi duhet të fillojë s amë shpejt dhe nuk arsye të pritet më shumë”.

Deputeti i aak-së: kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi
Deputeti i aak-së: kriza me pandeminë s’zgjidhet përmes masave, por me investime në ekonomi » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button