Lajmet e funditVendi

Deputetët kërkojnë interpretimin e Zyrës Ligjore lidhur me vendimin për zëvendës Avokatët e Popullit

Paqartësia në kompetenca lidhur me çështjen e ankesave dhe zgjedhjes së 5 zëvendës Avokatëve të Popullit dhe konkursit për këto pozita, ka bërë që anëtarët e Komisionit për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore të kërkojnë interpretim nga Zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e këtij Komisioni anëtaret  kanë diskutuar edhe për shqyrtimin e ankesave
ku edhe linden paqartësi rreth kompetencave.

Pas shumë diskutimeve është vendosur që të
enjten të mbahet një takim me Zyrën Ligjore të Kuvendit për të diskutuar lidhur
me kompetencat të mbahet të enjten më 29 prill.

Amtarja e komisionit nga VV, Saranda Bogujevci
tha që ka ankesa rreth kandidimit të kandidatëve dhe si komision nuk duhet
anashkaluar.

“Është shqetësuese që kemi disa ankesa në
procesin e intervistimit të kandidatëve dhe nuk duhet të ketë dhe nuk mundemi
si komision ti anashkalojmë. Tjetër e rëndësishme është që për secilën ankesë që
kemi ta kemi një përgjigje me shkrim nga zyra e Avokatit të Popullit dhe pastaj
të na bashkëngjitet edhe dokumentacioni, dhe të ulemi si komision për trajtim të
duhur edhe nëse duhet disa orë”, tha ajo .

Duda Bajle, thekson që në pjesën e dytë të
raportit i cili ka ardhur nga Avokati i Popullit ku ka dhënë përgjigje për
secilin kandidat, propozon që me miratimin e te gjithëve të dihet se a kanë
kompetenca të duhura që të hynë në detaje rreth zgjedhjes së zëvendësve të
Avokatit të Popullit.

“Nëse nuk kemi kompetenca atëherë nëse jeni pro për të premten me u taku dhe vazhduar  me procesin më në detaje”, tha Bajle e cila propozon që nëse ka kompetenca atëherë mund të vazhdohet në detaje.

Fjolla Ujkani anëtare nga VV tha që nuk duhet
votuar për diçka që nuk dihet se për çfarë po diskutohet.

“Na lë të kuptojmë që ankesat duhet të procedohet dhe të diskutohet edhe për palën e ankuesve edhe të Avokatit të Popullit”, thekson Ujkani.

Deputetët kërkojnë interpretimin e zyrës ligjore lidhur me vendimin për zëvendës avokatët e popullit
Deputetët kërkojnë interpretimin e zyrës ligjore lidhur me vendimin për zëvendës avokatët e popullit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button