Lajmet e funditVendi

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Këshilli Kombëtar i Sigurisë falënderojnë Kosovën për strehimin e afganëve

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore, në kuadër të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Robin Brooks, dhe drejtorin e zyrës për Evropën jugore dhe qendrore, në kuadër të Departamentit të Shtetit, Martin Mcdowell.

Në këto
takime u diskutua lidhur me raportet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe
Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbi bashkëpunimin rajonal në Evropën
Juglindore si dhe mbi proceset e tjera me interes për vendin dhe rajonin.

 Ahmeti falënderoi zyrtarët e Shteteve të Bashkuara për ndihmën dhe bashkëpunimin e përhershëm, duke vënë theksin në donacionet e fundit që ka pranuar Republika e Kosovës në shërbim të luftimit të pandemisë COVID-19 dhe në shërbim të ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në kuadër të
zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale rëndësi gjithnjë e më e
madhe do t’i kushtohet bashkëpunimit ekonomik. Në këtë drejtim prioritet i
Qeverisë së Republikës të Kosovës mbetet krijimi i kushteve sa më të mira për
bizneset  dhe rritjen e eksportit të
mallrave nga prodhuesit vendor. 

Përgjatë
diskutimit zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe të Këshillit Kombëtar të
Sigurisë, shprehën mirënjohje dhe falënderim për reagimin e shpejtë dhe qasjen
proaktive të institucioneve të Republikës së Kosovës për strehimin dhe
lehtësimin e procesit të evakuimit të shtetasve afgan.

Në këto
takime u vlerësuan lartë raportet mes të dyja vendeve dhe palët u zotuan që të
angazhohen për fuqizimin e mëtutjeshëm të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button