Lajmet e funditVendi

Deliu- Kodra: Nga dozat e para të vaksinës anti-Covid përfitoi kryeministri

Deputetja e PDK-së,  Blerta Deliu-Kodra tha se qeveria ka diskriminuar të moshuarit, e disa të tjerë i ka privilegjuar sa i përket marrjes së vaksinës anti-Covid, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nga
24 mijë vaksina anti – Covid përfitoi kryeministri dhe të tjerët nga VV

“Si deputetë dhe si njerëz duhet të ndajmë
dhimbjen me ju sepse ata që duhet të punojnë kanë vendosur që të mos bëjnë asgjë.
995 qytetarë kanë vdekur që nga dhjetori muaj dhe Kosova ende nuk e ka asnjë kontratë
për blerje të vaksinës. Derisa kryeministri ishte për të votuar në Shqipëri,
Shqipëria ka arritur të vaksinojë 400 mijë. 24 mijë doza erdhën si donacion dhe
me të pranuar të parët që përfituan ishte kryeministri dhe anëtarët e tjerë të
VV-së. Marrëzi, edhe këto pak vaksina që erdhën u krijua një sistem që i
privilegjon disa të tjerë e disa i diskriminoi”, tha Deliu – Kodra.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button