Lajmet e funditVendi

Debat i ashpër në Komision për rrymën në veri, “përplasen” deputetet e VV-së e LDK-së

Kërkesa e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) që tu jepen 11 milionë euro si kompensim për prodhim të energjisë në veri, ka shkaktuar debat të ashpër në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, raporton Ekonomia Online.

Deputetja e VV-së, Mimoza
Kusari-Lila ju është drejtuar deputetëve të opozitës se ky është problem i kamotshëm.

“T’i japim Qeverisë afatin kohor
për licencim të një furnitori për veri dhe duke insistuar që sa më parë, nëse
nuk ju pëlqen ka keni bë është tjetër debat”.

Derisa fjalimi i deputetes
Kusari-Lila ka ngjallur debat të ashpër në komision.

Deputetja e LDK-së Valentina
Bunjaku, ka akuzuar VV-në se ka ardhur në pushtet me kauzën që nuk do t’u ua paguajë
serbëve energji elektrike në veri, raporton EO.

“VV-ja ka ardhur në pushtet
me kritikë. Se s’do t’i paguajmë serbëve në veri dhe me këtë kauzë ka ardhur”.

E për këtë ashpër ka reaguar deputeti Pal
Lekaj, duke i thënë se Kusari-Lilës se duhet të kërkojë falje për deklaratën e
saj.

“Mua më kishte ardhur keq, me vije keq”, ka shtuar Lekaj.

Debat i ashpër në komision për rrymën në veri, “përplasen” deputetet e vv-së e ldk-së
Debat i ashpër në komision për rrymën në veri, “përplasen” deputetet e vv-së e ldk-së » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button