Lajmet e funditVendi

Daut Haradinaj merr mbështetje nga këngëtari i njohur

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka takuar sot këngëtarin e njohur kosovar, Bleron dhe vëllain e tij, Burimin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se Burimi njihet në Skandinavi për angazhimin e tij në sektorin e gastronomisë.

“Sot pata kënaqësinë të takoj këngëtarin dhe mikun tim Bleron dhe vëllain e tij Burimin, që njihet në Skandinavi për angazhimin në sektorin e gastronomisë. Faleminderit Blero për mbështetjen!”, ka shkruar Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button