Lajmet e funditVendi

Çitaku i përgjigjet ambasadorit Kosnett: Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë zarfi

Ish-ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratave të ambasadorit amerikan Philip Kosnett i cili tha se “koha e presidentëve që dalin nga zarfi ka shkuar”.

Citaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”.

Ajo tha se atë kohë pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundëshëm për president të vendit, Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.

Postimi i plotë:

Mora shkas nga një deklaratë e mikut tim, Ambasadorit Phil Kosnett, për të dhënë disa sqarime sa i përket zgjedhjes së Znj.Atifete Jahjaga si Presidente e Republikës së Kosovës.

Pikë së pari, Presidenjta Atifete Jahjaga i ka shërbyer Kosovës me dinjitet dhe nder.

Sa për qartësim, zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë produkt i asnjë “zarfi”. “Zarfi” nuk ka ekzistuar fare.

Askush nuk ka lobuar apo ushtruar asnjëlloj presioni tek udhëheqësit politik Kosovar për të zgjedhur Znj.Jahjaga.

Gjatë përvojës sime prej më shumë se dy dekadash në politikën Kosovare, e kam provuar në lëkurë dhe e njoh fare mirë prezencën e presionit ndërkombëtar (Gjykata Speciale, Marrëveshja për Asociacionin, Demarkacioni me Malin e Zi etj etj). Zgjedhja e Presidentes Jahjaga nuk ka qenë një nga këto raste.

Pas qarkullimit të emrave të shumtë të kandidatëve të mundëshëm për President të vendit, Znj.Jahjaga ishte i vetmi person për të cilin palët e përfshira mund të dakordoheshin pa asnjë trysni.

Ndonëse vetëm 35 vjecare, Znj.Jahjaga atëbotë ishte Zëvëndës Drejtore e Policisë së Kosovës me gradën Gjeneral-Nënkolonel (grada më e lartë në mesin e grave në Evropën Jug-Lindore) dhe një karierë shembullore në shërbimin publik.

Znj. Jahjaga pranoi kërkesën e partive politike për të shpëtuar Kosovën nga ngërci spse e kuptoi atë si thirrje të detyrës ndaj atdheut.

Përfundimisht, Znj.Jahjaga është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës me 80 vota për.

Do të ishte mirë që Znj.Jahjaga t’i ipej mirënjohja e merituar për shërbimin e shkëlqyer si Presidentja e parë grua, jo vetëm në Kosovë, por në tërë Evropën Jug-Lindore.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button