Lajmet e funditVendi

Çiklistët pejanë nisin rrugëtim mes shtetesh deri në Çanakalanë e Turqisë ku u vranë 25 mijë shqiptarë

Aktualisht pesëshja pejane, kanë arritur në Greqi, ndërsa pritet që ky aktivitet i tyre mbështetur nga brendi më i njohur i produkteve të shtëpisë, Comodita Home, të vazhdojë tutje.

Një mision i planifikuar të realizohej qysh para një viti, tashmë po jetësohet.

Pesë pejanë, kanë nisur sfidën e tyre të rrugëtimit me biçikletë, për të përshkuar disa shtete për të arritur deri në destinacionin e tyre Turqinë.

Raif Gjikolli, Gramoz Halili, Agron Pajaziti, Endi Begolli e Vedat Gjakova, janë pesë anëtarët e këtij grupi të cilët për këtë aventurë të re kishin nisur përgatitjet qysh para tre muajsh.

Ani se planifikuar që më 2019, pandemia e koronavirusit shtyu këtë rrugëtim deri në 2021!

”E kemi quajt ‘’Shtegu i Miqësisë’’, që ta promovojmë qytetin e Pejës, shtetin e Kosovës”.

”Sfida do të zgjatë diku prej 10 deri në 12 ditë, varësisht prej kondicionit se si do të kalojmë rrugës”.

”Mesatarja është prej 80 deri 140 km”, shprehet drejtuesi i këtij grupi, Raif Gjikolli, për Klankosova.tv.

Tutje Gjikolli tregon se dy-tre ditët e para të rrugëtimit, janë më sfiduese por më pas çdo gjë bëhet më e lehtë.

”Kanë qenë dy ditë më sfiduese, më pas kur kalohet Maqedonia e Veriut rrugëtimi bëhet me i lehtë, mësohet edhe trupi”, thotë ai.

Aktualisht pesëshja pejane, kanë arritur në Greqi, ndërsa pritet që ky aktivitet i tyre mbështetur nga brendi më i njohur i produkteve të shtëpisë, Comodita Home, dhe Agjencioni për Financim në Kosovë, të vazhdojë tutje.

Për pjesëmarrësit e këtij rrugëtimi, kjo aventurë shihet si eksperiencë tejet e bukur me plot adrenalinë.

Ata thonë se për këtë aktivitet janë tejet të përgatitur, dhe destinacion final i tyre është qyteti i Çanakalasë, vizitë tek Memoriali i të Vdekurve, ku gjatë 1915-1916 në betejën e Gallipolit, humbën jetën rreth 25 mijë shqiptarë, njofton Klankosova.tv.

Kjo aventurë me biçikleta e pesë pejanëve, është një sfidë që përshkon rrugë 1100 kilometërshe.

Çiklistët pejanë nisin rrugëtim mes shtetesh deri në çanakalanë e turqisë ku u vranë 25 mijë shqiptarë
Çiklistët pejanë nisin rrugëtim mes shtetesh deri në çanakalanë e turqisë ku u vranë 25 mijë shqiptarë

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button