Lajmet e funditVendi

Çfarë ndodhi në Beograd? Liburn Aliu nesër me KFOR-in e LIMAK-un mban konferencë në Aeroport

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka qenë në një vizitë zyrtare në Beograd ku ka diskutuar për hekurudhat, ndërsa Ministria që ai e udhëheq njoftoi për vizitën e tij tek pas raportimit në media.


Por, me t’u kthyer nga ky takim, Aliu nesër ka paralajmëruar një konferencë për media së bashku me përfaqësuesit e KFOR’it dhe LIMAK’ut.

Në njoftimin e MI’së thuhet se konferenca do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në ndërtesën VIP.

Ky është njoftimi i plotë:

KONFERENCË PËR MEDIA

Prishtinë,

14 shtator 2021

Ju njoftojmë, se nesër më 15 shtator 2021 (E Mërkurë), Ministri i MMPHI-së, z. Liburn Aliu, së bashku me përfaqësuesit e KFOR-it dhe LIMAK-ut, do të mbajë Konferencë për Media.

Konferenca për media do të filloj nga ora 9:30, ndërsa do të mbahet në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ndërtesën VIP.

Ftojmë të gjitha mediat që të marrin pjesë në këtë konferencë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button