Lajmet e funditVendi

Bizneset kërkojnë t’u falen gjobat e pandemisë, nuk po arrijnë t’i përballojnë humbjet e mëdha

Gjobat e shqiptuara gjatë pas shtrëngimit të masave nga Qeveria janë parë me shumë shqetësim nga sektori i gastronomisë dha ai hotelerisë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së
Hotelerisë dhe Turizmit Hysen Sogojeva thotë se as qytetarët po as bizneset nuk
e meritojnë të gjobiten për shkeljen e masave të marra gjatë pandemisë.

Sipas tij, gjobat
duhet patjetër që të falen për të gjithë.

“Ne edhe më
parë jemi deklaruar se vendimi që është sot ende në fuqi ka qenë pak i ngutshëm,
do të thotë nuk është analizuar mirë prandaj nuk meriton populli dhe biznesi këtë
gjobë, sepse shumica e evropianëve sot nuk mbajnë maska në hapsira, dhe ne jemi
të vetmit. Tash me u shqiptu këto masa mendoj që janë të ngutshme”.

“Nëse i ka
kaluar kompetencat edhe biznesi na kemi thanë që ata nëse i kanë kalu, atëherë
ne jemi në rregull dhe nuk reagojmë. Por ne po reagojmë nëse ju ka shqiptuar
gjoba prej 2 mijë eurove pa kurrfarë arsye të plotë”.

Kur foli për masat
e reja Sogojeva tha se qytetarët duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim ose test
negativ kur të funte në lokale, në mënyrë që edhe pronarët të mos ndihen në
siklet.

“Unë bëj apel
tek qytetarët që  të vetëdisohen, sepse
nuk është mirë që të hinë në një lokal ku nuk janë të vaksinuar, ose nuk e kanë
 identifikimin që janë negativ. Nuk është
mirë që të vendosen në pozita të palakmueshme pronarët e kafiterive dhe lokaleve,
dhe ti respektojnë rrëgullat, por edhe menaxherët ti kërkojnë ato dëshmi”.

Kastriot Januzaj, i
cili udhëheq një kafen në kryeqytet, tha se gjatë tërë shtatorit kanë punuar me
humbje të mëdha dhe si pasojë e kapaciteteve të përgjysmuara.

Tutje ai thotë se
biznesi i tij është gjobitur me shumë prej 500 eurove, por që ka të tjerë që
janë që janë dënuar deri në 2 mijë euro.

Ai katekorikisht ka
kërkuar që t’u falën këto gjoba sepse nuk po arrijnë që t’i përballojnë shpenzimet,
raporton EO.

“Gjatë
shtatorit, gati tërë muajin kemi punuar me hapsirë të përgjysmuar, ku brenda kemi
pasur të ndaluar me punu dhë vetëm me hapësira të jashtme. Punë nuk ka pasë se nata
ka qenë e ftoftë dhe tavolina shumë pak të lejuara, do të thotë nuk ka qenë mirë”.

“Ne si kafiteri
kemi marrë gjobë prej 500 eurove, ka edhe lokale tjera që kanë marrë gjoba deri
në 2 mijë euro. Gjobat do ishtë mirë me na falë, sepse problem është më i pagu
pasi kemi obligime tjera, por edhe tash me gjobat që na u kanë shtu është tejet
problem dhe nuk mundemi me i përballu”.

“Do jetë pak e
mundimshme sepse duhet me u ndal tek dera e secilit klient më ja kërku dëshminë
e vaksinës, do jetë vështirë”, përfundoi ai.

Ndërsa masat e reja
detyrojnë institucionet shtetërore dhe institucionet private të paraqesin
certifikatën e vaksinimit para hyrjes ku operojnë, përfshirë: Qendrat tregtare;
Call center; Gastronomia në ambientet e brendshme, dhe të gjithë punonjësit në
institucionet publike dhe private që kanë punë me palë.

Shkollat dhe
çerdhet do të hapen nga dita e hënë, 27 shtator, maksimumi i nxënësve do të
jetë 20, raporton EO.

Aktivitetet  sportive mund të kenë prani të shikuesve deri në 10 për qind të kapaciteteve në ambientet e brendshme, duke pasur certifikatën e vaksinimit ose një nga 3 dëshmitë alternative; pra testin PCR, serologjik ose testin rapid antigjen. Kurse, në ambientet e jashtme deri në 30 për qind të kapaciteteve.

Bizneset kërkojnë t’u falen gjobat e pandemisë, nuk po arrijnë t’i përballojnë humbjet e mëdha
Bizneset kërkojnë t’u falen gjobat e pandemisë, nuk po arrijnë t’i përballojnë humbjet e mëdha » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Bizneset kërkojnë t’u falen gjobat e pandemisë, nuk po arrijnë t’i përballojnë humbjet e mëdha
Bizneset kërkojnë t’u falen gjobat e pandemisë, nuk po arrijnë t’i përballojnë humbjet e mëdha » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button