Lajmet e funditVendi

Bislimi thotë se 12 ditë para zbatimit, vendimi për reciprocitetin iu komunikua ndërkombëtarëve

Zëvendëskryeministri, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, u është përgjigjur deputetëve të Kuvendit në lidhje me marrëveshjen për targat, raporton Ekonomia Online.

Ai tha vendimi për reciprocitetin u është komunikuar si bashkësisë ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën 9 shtator.

“Ky vendim u është komunikuar si Bashkësisë Ndërkombëtare ashtu edhe opinionit vendor që në datën  9 shtatorit 2021, do të thotë 12 ditë para fillimit të zbatimit të tij dhe unë deri më sot nuk e kam ditur që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të konsultohet me Kryetarin e Grupit Parlamentar të PDK-së para se marrë ndonjë vendim operativ”.

Bislimi e ka lexuar para deputetëve marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel me palën serbe.

“Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë sa vijon: – Më 2 tetor Njësia Speciale që aktualisht është në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjakë, do të largohen dhe në të njëjtën kohë do të largohen edhe bllokimi i rrugëve, duke filluar nga ora 08:00, por jo më vonë se ora 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjakë, para fillimit të tërheqjes së sinkronizuar të Njësive Speciale dhe barrikadave, dhe do të qëndrojnë atje afërsisht dy javë për të ofruar ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë”.

“Me datën 4 tetor, në ora 08 të mëngjesit do të filloj zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës”.

“Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së, Beogradit dhe Prishtinës, të kryesuar nga BE-ja do të formohet për të gjetur një zgjidhje përfundimtare rreth targave, bazuar në standarded dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i këtij grupi do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, grupi punues do të paraqet të gjeturat për zgjidhjen përfundimtare para përfaqësuesve të nivelit më të lartë në procesin e dialogut”.

Bislimi thotë se 12 ditë para zbatimit, vendimi për reciprocitetin iu komunikua ndërkombëtarëve
Bislimi thotë se 12 ditë para zbatimit, vendimi për reciprocitetin iu komunikua ndërkombëtarëve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button