Lajmet e funditVendi

Bislimi: Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina kineze dhe ruse

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi para eurodeputetëve ka folur për nevojën e Kosovës për t’u pajisur me më shumë vaksina anti – COVID.

Bislimi ka thënë se vaksinat që Kosova ka marrë deri më tani dhe ato që pritet të vijnë nuk janë të mjaftueshme.

“Kosova është i vetmi vend në rajon që ka refuzuar të marrë vaksina që nuk kanë plotësuar kriteret dhe standardet evropiane dhe mu për këtë arsye ne varemi nga ndihma e BE-së”, tha Bislimi.

Bislimi ka zbuluar se të mërkurën e ardhshme pritet që në Kosovë të vijë kontingjenti i radhës i vaksinave, gjersa ka shtuar se janë të kënaqur që vendet e BE-së po marrin sasi të mëdha të vaksinave pasi sipas tij, Kosova pastaj mund të llogarisë në ndihmën e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button