Lajmet e funditVendi

BE-ja t’i bëjë presion Serbisë për hapjen e arkivave, të punohet në zbardhje e fatit të të zhdukurve

Bashkimi Evropian (BE) dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, duhet të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për hapjen e arkivave dhe dhënien e informacioneve për varrezat masive, tha për Ekonomia Online, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftaraj shtoi se vullneti për hapjen e arkivave nga ana e Serbisë nuk ekziston, e që të gjitha këto informacione ai thotë se shteti serbë po i shfrytëzon për negociata.

“Bashkimi Evropian dhe
partnerët të tjerë ndërkombëtarë do të duhej t’i bënin presion Serbisë, që
thjeshtë si një vend që ka shkaktuar të gjitha këto luftëra e këto dëme në
Ballkan do të duhej ta kishte përgjegjësinë që ti hapte arkivat, por edhe të
jepte informacione se ku janë të gjitha varrezat masive në mënyrë që të
zgjidhet fati i të zhdukurve”.

“Një vullnet i tillë i Serbisë nuk
ekziston dhe këtë informacion që e ka po mundohet ta shfrytëzojë në negociata
Kosovë-Serbi dhe në fund padyshim më së shumti që është duke humbur janë
familjet shqiptare që kërkojnë fatin e familjarëve të tyre që tani më nuk
gjinden për më shumë se 20 vite”.

Miftaraj thotë se nuk duhet të
shtrohet pyetja se a duhej apo jo të hapen arkivat, pasi që Serbia ka qenë
nxitës i disa luftërave në Ballkan.

“Një shtet normal i cili ka
qenë nxitës i disa luftërave në Ballkan në fillim të viteve 90-ta dhe që
aspiron të jetë pjesë e familjes Evropiane, nuk do të duhej të shtrohej pyetja
nëse do të duhej apo jo të hapte arkivat e luftës dhe më këtë të informonte
palën kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë për gjetjen e të gjithë personave të
zhdukur të cilët sot e kësaj dite nuk gjenden ku janë”.

Megjithatë, siç thotë Miftaraj,
hapja e arkivave nuk do të prodhonte pasoja juridike për shtetin serbë. Ai ka
përmendur edhe padinë për gjenocid të paralajmëruar nga kryeministri i vendit
Albin Kurti, e që sipas Miftarajt kjo nuk mund të ndodhë pa qenë Kosova pjesë e
Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është se mund të ketë më
pasoja juridike për shtetin serbë, pasi që Kosova është e vërtetë që ka thënë
se do të ushtrojë padi ndaj Serbisë për krime të luftës, por që një gjë e tillë
që të ndodhë do të duhej që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara, në
aspektin human dhe njerëzor që këtë nuk mund ta gjejmë në Serbi, atëherë
thjeshtë Serbia në një far mënyrë po e shfrytëzon një gjoker të një diçkaje që
ka kryer në Kosovë, siç është krimet e luftës, po i shfrytëzon për negociatat
Kosovë-Serbi dhe nuk po ka një presion të duhur ndërkombëtarë”.

E krimet e luftës dhe fatin e të
pagjeturve, Miftaraj pohon se Serbia po i shfrytëzon për të fituar në
marrëveshjen finale.

“Në dialogun Kosovë-Serbi, BE
nuk ka qenë lehtësuesi, dhe mundohen të gjejnë një balancë për të ardhur deri
te një marrëveshje finale, dhe në anën tjetër Serbia me logjikën që është duke
udhëhequr po mundohet të shfrytëzojë fatin e të pagjeturve si mundësi për të
përfituar sa më shumë në një marrëveshje finale”.

Ndërsa, ish-mjekja e UÇK-së Time
Kadrijaj, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se nuk ka vlerë më të
lartë sesa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E padyshim që Kadrijaj thotë se
angazhimi i institucioneve të vendit duhet të jetë në vazhdimësi në zbardhjen e
rasteve të pagjeturve.

“Nuk ka vlerë më të lartë
sesa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse falë kontributit dhe gjakut
të dëshmorëve, dhe falë kontributit të ushtarëve të UÇK-së ne po e gëzojmë këtë
liri, ne duhet ta çmojmë si vlera më e lartë që i ka ndodhur kobmit shqiptarë.
Nuk njolloset një diçka çka është e shenjtë dhe e kot është secili
pretendim”.

“…kjo është një e padrejtë që po i bëhet qytetarëve, familjarëve në radhë të parë të këtyre viktimave sepse është e padrejtë që ata sot 22 vjet pas çlirimit nuk e kanë një varrezë dhe kjo është një dhimbje dhe plagë e rëndë për Kosovën, dhe Kosova duhet të angazhohet në vazhdimësi deri në zbardhjen e rastit të fundit të pagjeturve sepse në këtë mënyrë i dalim dhe e kryejmë një obligim moral ndaj familjarëve”.

Be-ja t’i bëjë presion serbisë për hapjen e arkivave, të punohet në zbardhje e fatit të të zhdukurve
Be-ja t’i bëjë presion serbisë për hapjen e arkivave, të punohet në zbardhje e fatit të të zhdukurve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Be-ja t’i bëjë presion serbisë për hapjen e arkivave, të punohet në zbardhje e fatit të të zhdukurve
Be-ja t’i bëjë presion serbisë për hapjen e arkivave, të punohet në zbardhje e fatit të të zhdukurve » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button