Lajmet e funditVendi

Behramaj: Qeveria Kurti po i ndihmon Serbisë për ta dënuar UÇK-në

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas deklaratës së zv/kryeministrit Besnik Bislimi për hapjen e arkivave të UÇK-së.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se qeveria po i del në ndihmë Serbisë për ta dënuar UÇK-në.

Sipas tij, është “mjerim” se në duar të kujt kanë mbetur institucionet, duke përmendur në këtë kontekst refuzimin e VV-së për ta votuar Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës.

Postimi i plotë i Behramajt në Facebook:

Pasi që dosjet e Serbisë për ta dënuar UÇK-në nuk po u mjaftojnë, Qeveria e Kosovës paska premtuar t’u dalë në ndihmë me gjoja dosjet e UÇK-së. Është për mjerim në duar të kujt ka mbetur shteti i Kosovës. Qeveria Kurti nuk e votoi Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, por po pranon që “arkivin” e saj t’ia japë Serbisë!.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button