Lajmet e funditVendi

Behramaj: Kurti e Osmani, Gjykatën Speciale dhe EULEX-in i shohin si shpresë për të qëndruar në pushtet

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk kanë shprehur interesim për të dëgjuar deklarata, e ish-gjyqtarit të EULEX, Malcolm Simmons.

Tutje, ai ka thënë se Kurti e Osmani, Gjykatën
Speciale dhe EULEX-in vazhdojnë t’i shohin si shpresë për të qëndruar në
pushtet.

Postimi i plotë:

“Sundimin e ligjit” e kanë prioritet jo vetëm
bashkësia ndërkombëtare në Kosovë, por deklarativisht edhe Kurti e Osmani.
Megjithatë, tejet e çuditshme është qysh u munduan ta izolojnë dhe heshtin Malcolm
Simmonsin, ish kryegjykatësin e EULEX-it. Ai, brutalisht, sot tregoi për
fabrikimet politike në emër të drejtësisë që i ka bërë EULEX-i në Kosovë,
përkundër që Kurti e Osmani as që kishin treguar interesim ta dëgjonin. Nëse
helbete sot e kanë dëgjuar, sigurisht u është kujtuar që në ato karrige janë
ulur vetëm pasi që administratorët ndërkombëtarë të padrejtësive ua fabrikuan
themeluesve të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës edhe një aktakuzë në emër të
një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, që këtij populli ia solli lirinë dhe
pavarësinë.

Kurti e Osmani, Gjykatën Speciale dhe EULEX-in vazhdojnë t’i shohin si shpresë për të qëndruar në pushtet, sepse thellësisht janë të vetëdijshëm që fitorja e tyre ishte si fitore në tavolinë, pa konkurrencë, pasi që tjetërkush u përkujdes ta eliminonte politikisht atë që në terren dhe tavolinë i kishte lodhur me fitore!

LEXO EDHE:

Ish-gjykatësi i EULEX-it: Nuk i besoj Speciales, u themelua për të dënuar ish-komandantët e UÇK-së

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button