Lajmet e funditVendi

Bashkëshortja e Rexhep Selimit – drejtorit të Policisë: A keni ofruar dëshmi për lirimin me kusht të krerëve të UÇK-së

Deputetja e VV-së, njëherit dhe bashkëshortja
e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi,  e ka pyetur drejtorin e policisë së Kosovës,
Samedin Mehmetin, se a ka ofruar dëshmi Policia te Gjykata Specialja lidhur me
mbrojtjen për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Ekonomia
Online.

Mehmeti tha se kjo pyetje duhet t’i bëhet
Dhomave të Specializuara.

“Besoj që opinioni publik tashmë e di se
na janë bë kërkesat nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresua kërkesat nga
avokatët mbrojtës ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasë
dëshirë me ua bë Dhomave të Specializuara”.

Ndërsa, Selimi insistoi duke kërkuar sqarime
nga drejtori i Policisë.

“Po mendoj që Dhomat e Specializuara kanë
kërkua që me ofrua dëshmi se çfarë kushtesh dhe dëshmi keni për të ofrua
mbrojtjen e lirimit me kusht”.

Megjithatë, prapë Mehmeti tha se u takon kjo çështje
Dhomave të Specializuara, por theksoi se informatat për kapacitete e Policisë
tashmë i kanë dërguar në Hagë.

“Avokatët mbrojtës kanë bë kërkesa për kushtet e lirimit me kusht. Ne kemi dërgua kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me sigurua lirimin me kusht, sa i përket çështjes rreth Dhomave të Specializuara, kisha pasë qejf me na kursye për shkak se ato i takojnë Dhomave të Specializuara, jo neve”.

Pastaj Mehmeti ka raportuar për situatën në
veri. Ai tha se serbët e mbledhur rreth pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë
në Jarinjë e Bërnjak, kishin qëllim që t’i shkatërronin këto dy pika kufitare
me ekskavatorët që i kishin vendosur në rrugë si bllokadë

Mehmeti, në mbledhjen e Komisionit për Çështje
të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se këto informacione Policia i posedonte më 10
shtator, ndërsa shtoi se planifikohej të shkatërrohej edhe konstruksioni me
kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale.

 “Mëngjesin
e datës 20 (shtator), kemi pranuar informacione nga agjencione të sigurisë që
operojnë në Republikën e Kosovës, të detajuara, lidhur me kohën, vendin, mjetet
dhe urdhrit për t’i bllokuar rrugët. Gjithashtu, informacionet e konfirmuara se
më datë 19 në mbrëmje, individë të njohur për Policinë, me background kriminal,
me influencë politike, kanë mbajtur takim me të gjitha strukturat ilegale dhe
kanë dhënë urdhër për mobilizimin e qytetarëve dhe kishin kërkuar të shkonin
masivisht drejt pikave kufitare dhe t’i bllokonin rrugët me qëllim që të
pamundësohet zbatimi i vendimit të Qeverisë dhe lëvizja e Policisë”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se serbët e mbledhur, të koordinuar
me strukturat paralele dhe nga njerëz me të kaluar kriminale të njohur nga
Policia, planifikonin t’i përdornin ekskavatorët e vendosur në rrugë.

“Këto informacione konfirmohen si të sakta
diku rreth orës 7 të datës 20/09, kur qytetarë të ndryshëm, me kamionë, me
mjete të ndryshme transportuese, fillojnë t’i bllokojnë rrugët. Aty bie në sy
sidomos prezenca e ekskavatorëve, të cilët sipas informacioneve të mbledhura
nga terreni, kanë qenë me qëllim që të shkatërrohen pikat kufitare, me theks të
posaçëm, konstruksioni me kontejnerë i vendosur për Policinë Speciale”,
deklaroi Mehmeti.

Drejtori i Policisë më tej tregoi se si
organizoheshin serbët dhe se si përdoreshin nga strukturat paralele për të
qëndruar në protestë.

“Zakonisht ndërrimet i kanë bërë çdo 6 orë,
është vërejtur mungesa e dëshirës së qytetarëve për t’iu bashkangjitur
protestës. Shpeshherë janë përdorur punëtorët e organizatave publike. Sa për
informacion, edhe automjetet që janë përdorur, shumica janë të organizatave
publike”, tha Mehmeti.

Bashkëshortja e rexhep selimit – drejtorit të policisë: a keni ofruar dëshmi për lirimin me kusht të krerëve të uçk-së
Bashkëshortja e rexhep selimit – drejtorit të policisë: a keni ofruar dëshmi për lirimin me kusht të krerëve të uçk-së » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button