Lajmet e funditVendi

Baraliu: LDK-ja ia ka borxh Osmanit kuorumin, zgjedhjet e reja humbje substanciale për partitë

Lidhja Demokratike
e Kosovës (LDK) ia ka borxh Vjosa Osmanit që të ia bëjë kuorumin në momentin
kur ajo do të votohet për presidente po vlerëson profesori universitar Mazllum
Baraliu.

Baraliu, në një
intervistë për Ekonomia Online është shprehur se ish-nënkryetarja e LDK-së
Vjosa Osmani ia ka zbardhur fryrën kësaj partie, që siç thotë ai pa marr
parasysh mospajtimet që ka pasur brenda partisë.

Në mënyrë
plebishitare Baraliu thotë se Osmani është dëshmuar dhe ka marr legjitimitetin
qytetar për tu zgjedhur presidente.

“Unë mendoj që
qasja e udhëheqësish së re të LDK-së ashtu siç ka filluar aty ka vlime të mëdha
për brenda dhe ka divergjenca të pa pajtueshme me njëra tjetrën, nëse kjo qasje
shkon në drejtimin e duhur siç ka filluar unë mendoj që do të ketë një
marrëveshje dhe të paktën LDK-ja ia ka borxh Vjosës sepse ajo është produkt i
tyre, është njeri i tyre dhe unë mendoj që është njeri i cili nuk ja ka nxirë
fytyrën por ja ka zbardh fytyrën pa marr parasysh divergjencat dhe mendimeve të
ndryshme brenda kësaj partia, është në nderin e LDK-së dhe në dobi të LDK-së
dhe të Kosovës që të ja bëjnë kuorumin dhe të votohet  Vjosa si presidente, për më tepër duhet të
jenë të vetëdijshëm të gjithë subjektet politike sepse në mënyrë plebishitare
ajo është dëshmuar dhe e ka marr legjitimitetin nga qytetarët për të qenë
presidente dhe unë mendoj që është presidentja më e pranueshme”.

Baraliu ka treguar
edhe procedurat për zgjedhjen e presidentit. Fillimisht ai ka thënë se duhen 30
nënshkrime të deputetëve për një kandidat dhe duhet të jenë 2 kandidat në garë
për herën e parë të votimit.

Nëse dy kandidat
brenda dy rundeve nuk kanë arritur ti sigurojnë 80 vota, atëherë njëri prej
tyre që ka marr më shumë vota në raundin e tretë kërkohet shumica e thjeshtë me
61 vota.

“Jemi në
ngushticë kohore të jashtëzakonshëm për shkak të afateve që kemi në dispozicion
për zgjedhjen e presidentit sepse deri me 5 prill duhet të kryhen të gjitha
veprimet për tu zgjedhur presidenti që do të thotë brenda tridhjetë ditësh.
Ndërkohë që procedura për të zgjedhur presidentin është grumbullimi të paktën
30 nënshkrimit të deputetëve për një kandidat dhe fillimisht të paktën duhet të
jenë 2 kandidat për herën e parë të votimit, dhe të dytën duhet të jenë 80 dhe
80 marrin pjesë në votim pa marr parasysh a votojnë për apo kundër, por në
kutitë të votimit duhet të jenë 80 vota, dhe herën e tretë nëse dy herët nuk
mund të ketë rezultat pozitiv për njërin ose tjetrin kandidat atëherë nga dy
kandidatët që herën e dytë kanë pasur njëri prej tyre më shumë vota por nuk e
ka arritur numrin e duhur prej 80 deputetësh shkohet në rundin e tretë që
kërkohet shumica e thjeshtë prej 61 deputetësh dhe në këtë rast në rundin e
tretë me 61 deputetë që votojnë për zgjedhjen e presidentit zgjidhet
presidenti”.

Ai ka folur edhe
për dëmet që mund të shkaktohen dhe krizat politike moszgjedhja e presidentit
dhe shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për, Baraliun
subjektet humbëse në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të kuptojnë se mund të ju
kthehet boomerang shkuarja edhe një herë në zgjedhje, që siç thotë ai mund të
ketë humbje substanciale.

“Shumë dëme
mund të shkaktojë, dhe mund të shkaktojë një tjetër krizë politike dhe një
tjetër dobësi të kësaj klase politike qoftë pozitë apo opozitë dhe meqë ende
LDK-ja nuk është deklaruar kundër pranisë të paktën për të bërë kuorumin është
me rëndësi që të shpresohet dhe unë mendoj që subjektet politike të
përgjegjshme e si duket disa nga to të kësaj garniture të vjetër politike po
tregohen më tepër inatqore sesa të përgjegjshme në relacion me përgjegjësinë që
kanë ndaj institucioneve të vendit, mund të na sjellë pasoja sepse mos suksesi
në zgjedhjet e presidentit apo presidentes na sjellë në zgjedhje të reja të
jashtëzakonshme të cilat në çdo aspekt janë dëmshme dhe me pasoja të pa
riparueshme dhe katastrofale”.

“Në radhë të
parë në qoftë se mbretëron një vetëdije minimale politike dhe institucionale të
subjekteve politike dhe atyre humbëse në zgjedhjet e fundit duhet ta dinë që
mund të ju kthehet boomerang shkuarja edhe njëherë në zgjedhje, mund të ketë
edhe humbje të tjera substanciale dhe mund të komprimitohen edhe më shumë se sa
që ka ndodhur herën e fundit”.

“Humbjet janë
edhe në aspektin ekonomik, financiarë në humbjen dhe rrënimin e më tej të këtij
imazhi të lënduar dhe të pa fituar në aspektin ndërkombëtarë”.

Baraliu: ldk-ja ia ka borxh osmanit kuorumin, zgjedhjet e reja humbje substanciale për partitë
Baraliu: ldk-ja ia ka borxh osmanit kuorumin, zgjedhjet e reja humbje substanciale për partitë » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button