Lajmet e funditVendi

AVONET organizon pritje tradicionale për nder të 24 marsit “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”

22 vjet më parë, Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s nisi sulmet ajrore ndaj forcave ushtarako-policore serbe. Kjo datë e shënuar në historinë tonë, njihet edhe si “Dita e Shpresës”, prandaj në shenjë kujtimi, AVONET-i sot organizoi “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimit”, ku prezentë ishin përfaqësues nga KFOR-i amerikan, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës, krerë të instutucioneve locale dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, i cili ndau
mirënjohje për përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, duke ju drejtuar të
pranishmeve, tha se nuk është hera e parë që organizohet një festë e tillë,
duke u shndërruar tani në traditë.

“Siç dihet në Ferizaj, që disa vite me radhë
shënohet kjo ditë për shkak të bombardimeve që kanë qenë mbi caqet serbe,
natyrisht se ne si organizatë kemi filluar vite më parë, duke vazhduar
bashkëpunimin me udhëhqësit e institucioneve”, tha Kenan Gashi.

Gashi theksoi se kjo është një ndjenjë e mirë,
duke e kujtuar 24 marsin si ditë të shenjtë e të rëndësishme për historinë e
Kosovës. “Për fat të mirë sot shumica e institucioneve janë pjesë e kësaj
kafeje të miqësisë dhe falënderimeve, duke mos përjashtuar edhe mediat”, shtoi
Gashi.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe i pari
i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili shfrytëzoi rastin për t’i falënderuar
akterët që mundësuan lirinë të cilën ne e gëzojmë.

“Kënqësia më e madhe është që këtu kemi
ushtarët amerikanë, që është ditë e shënuar, ditë që na ka bashkuar, sigurisht
kënaqësi është që kemi edhe qytetarë e veteranë të UÇK-së.

Ai tutje tha se përpjekjet për liri nuk
munguan asnjëherë, por duhej bashkim forcash, e që meritor janë ushtarët,
veteranët e dëshmorët kombit.

Në anën tjetër, zëvendëskomandanti i LMT-së,
amerikani Kesydy HOWARD, falëndëroi organizatorin e kësaj ngjarjeje, Kenan
Gashin, duke thënë se ndjehet i mirëpritur në Ferizaj dhe se bashkëpunimi i
mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërkohë, kryetarit të Komunës së
Ferizajt, Agim Aliut iu dorëzua kërkesë për ndërtimin e parkut dhe shtatores së
presidentit amerikan, Joe Biden, kërkesë kjo e dorëzuar nga Faton Haxhisalihu,
si kryesues i Këshillit Nismëtar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button