Lajmet e funditVendi

Artisti Sokol Plakolli pretendon se Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar ka bërë shkelje ligjore

Artisti Sokol Plakolli, ka mbajtur konferencë
për medie lidhur me pretendimet për shkelje ligjore të Këshillit Drejtues të
Teatrit Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se që pesë vjet nuk iu është lejuar
qasja në dokumente zyrtare, pra në vendimet e Këshillit.

Sipas tij, me vendim arbitrar Teatrit Kombëtar
është larguar nga konventa evropiane e teatrit

Ai mandej ka shtuar se Këshilli përbëhet nga 4
anëtar, e jo nga 7 sa duhet të jenë me ligj. Madje sipas tij, që nga viti 2019
tetari është pa udhëheqës artistik.

Plakolli shtoi se për shkak të qasjes së tij i
është ndaluar hyrja në teatër për 5 vjet radhazi.

“Me të vërtetë është për keqardhje sa pak
respektohet Ligji për qasje në dokumente zyrtare, i cili ma mundëson qasjen,
jam qe 5 vjet grevë 28 ditë së fundi. Ne kërkojmë skanimin e dokumentacionit. Kërkesa
ka qenë nga viti 2016 me grevë, por nuk është mundësuar tek tash është mundësuar
nga ministri shkeljet janë nga më të ndryshmet”.

“Një ndër shkeljet të këshillave drejtuese është
nxjerrja e Teatrit Kombëtar nga konventa evropiane e teatrit. Këtë akt e ka
realizuar dikush në mënyrë arbitrare. Pastaj është pasur me nxjerrjen e
shfaqjeve nga teatri. Për shkak të qasjes sime që të kem qasje në dokumente më është
ndaluar hyrja në teatër për 5 vjet radhazi”.

“Ajo që është tejet e rëndësishme është që të
gjitha dokumentet e këshillit janë publikuar dhe skanuar. Ka edhe vendime që
janë jashtë normës, regjisorët serb-maqedonas paguhen deri 12 mijë euro ndërsa
për dramën e Ismail Kadare jepen 6 mijë euro. Një kontratë normale është 4 mijë
euro. Kërkojë të hetohen nga organet përkatëse dhe do të kërkojmë qasje edhe në
dokumentacione tjera”.

“Çka është shumë e rëndësishme këshilli është
nga 4 anëtar jo 7 sa duhet të jenë me ligj. Nga viti 2019 tetari është pa udhëheqës
artistik që është shkelje e ligjit sepse kanë kaluar 4 muaj që është me
ushtrues detyre”.

Artisti sokol plakolli pretendon se këshilli drejtues i teatrit kombëtar ka bërë shkelje ligjore
Artisti sokol plakolli pretendon se këshilli drejtues i teatrit kombëtar ka bërë shkelje ligjore » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button