Lajmet e funditVendi

81 të arrestuar dhe 112 armë të konfiskuara gjatë sezonit të dasmave në Kosovë

Policia ka arrestuar 81 persona dhe ka konfiskuar 112 armë të konfiskuara nga 28 qershori e deri më sot.

“Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata”, njofton policia.

Sipas policisë, aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prapë ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla.

“Patrullat policore gjithandej vendit kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ka iniciuar raste penale si: ‘Armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla.

Fatbardhësisht në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button