Lajmet e funditVendi

Armend Muja pendohet për sjelljen impulsive sot në Kuvend, i kërkon falje punëtores së administratës

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i ka kërkuar falje publike zyrtares së administratës, ndaj të cilës pati sjellje arrogante sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Muja gjatë mbledhjes dëgjohet teksa i thotë punëtores së administratës “ulu, mos m’u afro”.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Muja thotë se nuk do të dëshironte që personaliteti i tij të karakterizohet nga “ngjarja e sotme e shkëputur në medie”.

Reagimi i plotë:

Ngjarja e sotme në takimin e Komisionit për
buxhet, punë dhe transfere e shkëputur në media e cila portretizon komunikimin
tim me zyrtaren e Komisionit, është një ngjarje me të cilën nuk dua të
karakterizohet personaliteti im. Gjatë seancës një nga zyrtaret e Kuvendit po
propozonte forma se si të tejkalohej një ngërrç ndërmjet kërkesës së RTK-së për
votim të shpejtë të raportit tremujor të shpenzimeve dhe nesh për një raport më
të detajuar para votimit.  Këto diskutime
krijonin pak vështirësi në mbarëvajtje të seancës dhe diskutimeve nga
deputetët.

Rrethanat të cilat sollën tek sjellja ime
ekspresive, nuk e arsyetojnë atë, përkundrazi janë mësim të jem shumë më i
kujdesshëm dhe respektues ndaj stafit ndihmës të Komisioneve funksionale të
Kuvendit. Unë shpreh keqardhjen time për këtë ngjarje, i kërkoj ndjesë publike
punëtores së administratës së Kuvendit dhe e mirëpres bashkëpunimin tonë të
radhës. Në poziten e Kryetarit të Komisionit do të jem bashkëpunues dhe i hapur
për të gjithë, deputetët, punëtorët e Kuvendit, mediat, shoqërinë civile dhe
gjithë qytetarët e Republikës. Puna që kemi para vetit është me përgjegjësi të
madhe, andaj edhe kujdesi ndaj tjerëve duhet të jetë i madh.

Me respekt,

Armend Muja

LEXO EDHE:

Muja-zyrtares së administratës: Ulu, mos m’u afro

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button