Lajmet e funditVendi

Arben Gashi: Isa Mustafës ia kanë lanë që e ka nënshkruar Asociacionin

Shefi i grupit të Kuvendit të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Isa Mustafa nuk ka qenë personi që e ka nënshkruar marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Bruksel.

Ai tutje thotë se Kryeministri Albin Kurti po rrezikon shtetësinë e Kosovës me veprimet e tij të nxituara.

Duke folur në emisionin Pressing në T7, Gashi mbrojti qëndrimin e partisë së tij, e cila në një komunikatë disa ditë më parë tha se frikësohet që Kurti mund të themelojë Asociacionin. Ai tha se nënshkrimin për themelimin e Asociacionit e kishte dhënë ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Vendimi për Asociacion është marrë më 2013 me nënshkrimin e Thacit dhe Vuçiq. Në marrëveshjen e Isa Mustafës dhe Vucic, që nuk e di se në cilën pozitë ka qenë atë kohë, ka qenë për parimet. Pastaj ia lanë Mustafës që e ka nënshkruar. Pastaj vendosi Kushtetuesja kundër”, tha ai.

Ai ka shpjeguar edhe qëndrimin e LDK-së lidhur me këtë Asociacion.

“Mënyra se si ka vepruar Kurti duke rrezikuar shtetësinë e Kosovës. Ka rrezikuar edhe kthimin e idesë së Asociacionit me kompetenca ekzekutive. LDK qëndron në mendimin se Asociacioni duhet të formohet pa kompetenca ekzekutive”, tha ai.

Gashi po ashtu tha se Kurti do të marrë përgjigjen lidhur me “kurdisjen e sondazheve” me 17 tetor kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Gashi ka thënë se LDK është favorite në shumë komuna.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button