Lajmet e funditVendi

Anton Quni lideri ideal për ta udhëhequr Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e LDK-së, Anton Quni njihet për vlerat dhe meritat e tij.

Megjithatë, Quni konsiderohet të jetë person i thjeshtë e me një maturi të jashtëzakonshme, duke mos i munguar shkathtësitë e privilegjet për të qenë lideri ideal për ta udhēhequr Prizrenin.

Me Anton Qunin, Prizrenit do ti kthehet dinjiteti, vlera, pastërtia e poashtu bukuria e tij.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka një planprogram të jashtzakonshëm, por nuk do të hartohej pa ndihmën e Kuvendarëve të ardhshëm, aktivistë të partisë e profesionistë të të gjitha lamive, duke mos i harruar asnjëherë qytetarët të cilët ia duan të mirën Prizrenit.

Postimi i plotë:

Nuk besoj të ketë mbetur dikush pa njohur vlerat dhe meritat e tij, Njeri i drejtë, i shkathët, burrëror, lider, bashkëpunëtor, e mbi të gjitha me një thjeshtësi, e maturi të jashtëzakonshme. Me Anton Quni , Prizrenit do ti kthehet dinjiteti, vlera, pastërtia dhe bukuria e tij. Duke përcjellur me vëmendje të gjitha pikat e planprogramit të hartuar së bashku me Kuvendarët e ardhshëm, Aktivistë të partisë, Profesionistë të të gjitha lamive, po ashtu me Qytetaret e Prizrenit të cilët këtij qyteti ja duan të mirën dhe vetëm të mirën, dhe me duhet të them se ska si të jetë më mirë i hartuar se sa në këtë formë. Por sigurisht Anton Quni nuk mund tja dal i vetëm, së bashku me Kuvendarët e ardhshem, për një Prizren siç ne e duam, ne i duhemi të gjithë Antonit, ai do jetë drejtuesi në vend të duhur i ideve dhe projekteve të qytetarëve të Prizrenit e padyshim do të gjejë rrugën e duhur për realizim e funksionalizim të Prizrenit së bashku me rrethinen ashtu sikur ky Qytet e meriton, ashtu sikur qytetarët meritojnë. PËR PRIZRENIN ANTON QUNI LDK 160

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button