Lajmet e funditVendi

Anton Quni kandidat i LDK-së për Prizrenin

Anton Quni do të jetë kandidat i LDK-së për kryeqytetin historik të Kosovës, Prizrenin.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Antoni është i fortë, si guri. Luftëtar një herë, luftëtar gjithëherë. Prandaj dhe sfidën e fundit e ka kapërcyer siç di vet.

Antonin e njoh nga ditët e para në LDK. Një mik i jashtëzakonshëm, një udhëheqës i dalluar, një patriot i vërtetë – bashkëudhëtimi me të gjithmonë ka qenë nder. Sonte, isha me të në Prizren. Takuam struktura e qytetarë, veprimtarë e profesionistë në qytetin e njerëzve të mirë e punëtorë, të ndershëm e dallueshëm, në qytetin e diversitetit, kulturës e përparimit, në qytetin e Lidhjes.
Anton Quni, 54 vjeçar, ushtarak me profesion, bashkëshort i Mirianës, baba i Kristianës, Mikelit, Markut e Dritonit – deputet i Kuvendit të Kosovës, ish-Ministër i Mbrojtjes, Komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës – do të jetë kandidat i yni për Komunën e Prizrenit.
Jam i bindur që, siç i është qasur secilit ballafaqim për një jetë të tërë, do t’i jep dhe Prizrenit gjithçka që një qytet kaq i bukur meriton.
Lidhja jonë i ka dyert e hapura për secilin që ndjekë vizionin tonë. Nderojmë të shkuarën, ndërtojmë të ardhmen. Po dëgjojmë, po hapemi, po rikthehemi.
Anton, na priftë e mbara!

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button