Lajmet e funditVendi

Anëtarët e kabinetit të Kurtit mbi ligjin, thyejnë rregullat anti-Covid

Qeveria e Kosovës me masat anti-Covid e ka ndaluar që të shërbehet në ambinetet e brendshme të lokaleve.

Por kjo rregull duket se nuk vlen edhe për zëvendësen e Albin Kurtit, Emilia Rexhepi dhe ministrin Fikrim Damka.

Anëtarët e kabinetit të qeverisë janë parë brenda një hapësirë të mbyllur, në një lokal në lagjen Bazhdarhane të Prizrenit.

Në bazë të rregullave të reja të vendosura nga qeveria, ndalohet qëndrimi në hapësira të mbyllura për secilin qytetar, shkruan Insajderi.

Rregullat pritet të ndryshojnë nga data 27 shtator. Nga e hëna, të gjithë ata që do të hyjnë në kafiteri duhet ta kënë vaksinën, osë një test negative, përndryshe nuk do të lejojen të futen brenda.

Anëtarët e kabinetit të kurtit mbi ligjin, thyejnë rregullat anti-covid
Anëtarët e kabinetit të kurtit mbi ligjin, thyejnë rregullat anti-covid » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button