Lajmet e funditVendi

Analizat definitive për helmimin e qytetarëve në Deçan brenda 48 orëve, Ramadani: S’kemi gjetur kontaminim të ujit

Qindra banorë të disa fshatrave kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan. Dyshohej se kjo gjendje u erdhi nga uji i pijes. Mirëpo, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës thotë se deri më tani nuk kanë gjetur kontaminim të ujit, raporton Ekonomia Online, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministrja e ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha lajmi i mirë është se të gjithë qytetarët e trajtuar ditën e djeshme janë liruar në gjendje të përmirësuar shëndetësore, pa asnje referim per hospitalizim

“Në mëngjes jemi njoftua për rastet, prej
mëngjesit MSh-ja ka reaguar në lidhje me rastin. Sipas informacioneve rreth 400
qytetarë kanë parë simptoma të ngjashme. Nga ankesat  e qytetarëve, është dyshuar se faji ka qenë
te uji. Lajmi i mirë është se qytetarët nuk kanë pasur nevojë për hospitalizim
dhe gjendja e tyre është mirë. Mostrat bakteriologjike të ujit në fshatra janë
marr. IKSHPk-ja po punon për të zgjidhur këtë ngjarje. Unë jam këtu për të
siguruar që MSh-ja do të jetë këtu deri në eliminimin e problemit”.

Ndërsa, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, tha se të gjitha pistat janë të hapura mirëpo deri më tani nuk gjetur kontaminim të ujit.

Tutje ai tha, se mostrat e dërguara në laborator dhe rezultatet nga analizat fiziko-kimike rezultojnë në kufinjtë e lejuar në përputhje me parametrat e përcaktuara.

“Posa kemi marr informata gjatë gjithë ditës jemi marr me menaxhimin e situatës. Kemi marr mostrat nga rrjeti i ujësjellësit. Janë dërguar në Institutin në Pejë dhe menjëherë kanë rezultuar sipas udhëzimit administrativ. Janë marrë gjashtë mostra të ujit në fshatrat respektive, në secilin fshat mostrat janë dërguar në laboratorin e higjienës në Pejë. Brenda 24 orëve të para, në dy mostrat që janë marrë në Gramaçel dhe Gllogjan shfaqen disa baktere të dyshimta. Gjatë punës në terren nga informatat e familjes të cilët kanë përdorur ujin e njëjtë kemi parë se nuk kanë pasur probleme. Në anën tjetër kemi marr informata që njerëzit që nuk kanë pasur kontakt me ujin kanë pas probleme të njëjta. Hulumtimet në terren vazhdojnë. Analizat definitive presim brenda 24 -48 orëve të ardhshme”

“Të gjitha pistat janë të hapura, mund të
jetë edhe virus viral. Por nuk mund të konstatojmë asgjë. Deri tash nuk kemi gjetur
kontaminim të ujit”.

Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan që nga dita e shtunë, ngrehu alarmin për numër të pazakontë të pacientëve, me simptoma të ngjashme.

Brenda 24 orëve të para, në fshatrat Gramaqel, Prilep, Baballoq dhe Gllogjan janë shfaqur disa koloni të dyshimta të baktereve koliforme për të cilat nevojitet një hulumtim laboratorik, për të parë mos ka ndonjë infektim gastroinstestinal eventual.

Pas ankesave të qytetarëve, është rekomanduar që të mos konsumojnë ujin nga sistemi rajonal i ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni”, dega në Deçan deri në njoftimin e radhës. Në të njejtën kohë, QKMF e Deçanit dhe Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës janë në dispozicionin e plotë të shërbimit të qytetarëve dhe janë siguruar parametrat mjekësor në mbështetje të autoriteteve lokale.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në një konferencë për medie tha se janë duke bërë përpjekje maksimale për gjetjen e shkaqeve të këtij helmimi dhe deri më tani të gjitha dyshimet janë vetëm hipoteza.

Sipas tij, kanë dyshime edhe për një skemë të qëllimshme. Ai nuk elaboroi për këtë, por tha se duhet t’i lihet organeve të hetuesisë.

Analizat definitive për helmimin e qytetarëve në deçan brenda 48 orëve, ramadani: s’kemi gjetur kontaminim të ujit
Analizat definitive për helmimin e qytetarëve në deçan brenda 48 orëve, ramadani: s’kemi gjetur kontaminim të ujit » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
May be an image of 2 people and outdoors

LEXO EDHE:

Ramosaj: Rezultatet e para tregojnë se kimikisht nuk ka probleme nga uji, helmimi mund të jetë i qëllimshëm

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button