Lajmet e funditVendi

Ambasadori i ri ShBA-së, Rexhepi parasheh stabilitet në Ballkan e stopim të ndikimit rus

Ambasadorit i ri i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier do të ketë ndikim që në Kosovë të përshpejtohen
shumë procese.

Kështu të paktën po vlerëson, Agim Rexhepi kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës” në një intervistë për
Ekonomia Online.

Sipas tij, ambasadori i njeh
mirë zhvillimet në Kosovë që nga pas lufta, por edhe ato në Ballkan.

“Një personalitet që ka
kryer shumë punë të fuqishme para luftës, pas luftës jo vetëm në Kosovë mirëpo
edhe në Ballkan e në Evropë. Faktikisht është i njoftuar me proceset që
zhvillohen me proceset që rreth Kosovës dhe rreth Ballkanit, njëkohësisht me
veprimin e tillë ai do t’i përshpejtojë proceset sepse e ka atë aftësi”.

Edhe emërimet e amasadorëvë të
rinj amerikan në rajon sipas tij, do të kenë efekte pozitive, ngase do të
stopohet veprimi i ndikimit rus, duke pohuar se do të vendoset stabilitet në
Ballkan.

“Mendoj që efektin do ta shtoj
edhe më shumë emërimi i ambasadorit Kristofer Hill në Beograd si dhe emërimi i
një ambasadori shumë të fuqishëm në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këtë mënyrë
mendoj që në mandatin e presidentit Biden do të zgjidhen shumë çështje rreth
Kosovës, rreth Bosnjës si dhe rreth Ballkanit”.

“Mendoj që në këtë formë do të
stopohet veprimi i ndikimit të elementit rus, kinez, iranian dhe disa forcave
të tjera. Mirëpo më në fund mendoj se një herë e mirë do të parandalohen ose do
të zgjidhet çështja e Kosovës. Ne jemi për çështjet e Kosovës që të zgjidhen,
mirëpo pa u zgjedhur çështja e Ballkanit në tërësi nuk do të ketë
stabilitet”.

Rexhepi konsideron se ambasadori
Hovenier do të ketë bashkëpunim edhe me Qeverinë si dhe institucionet e
Kosovës.

“Ai ka qenë i njoftuar dhe
ka qenë i angazhuar në procese pas lufte rreth çështjeve të Kosovës, rreth
zgjidhjeve edhe statusit politik. Mirëpo edhe proceseve të nxjerrjes së
dokumenteve të caktuara. Mirëpo mendoj se në mënyrë indirekte ka ndikuar shumë
edhe rreth lobimit. Përvoja e tij do të ndikojë shumë që institucionet të
Kosovës si dhe të BE-së të lëvizin ingranazhet në drejtimin e duhur”.

“Unë mendoj që brenda
mandatit të tij, shpresoj që do të zgjidhet edhe statusi dhe do të arrij deri
tek njohja në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Ambasadori i ri shba-së, rexhepi parasheh stabilitet në ballkan e stopim të ndikimit rus
Ambasadori i ri shba-së, rexhepi parasheh stabilitet në ballkan e stopim të ndikimit rus » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv
Ambasadori i ri shba-së, rexhepi parasheh stabilitet në ballkan e stopim të ndikimit rus
Ambasadori i ri shba-së, rexhepi parasheh stabilitet në ballkan e stopim të ndikimit rus » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button