Lajmet e funditVendi

Aliu jep detaje për marrëveshjen në Beograd: Pati kërkesë për linjën Prishtinë-Nish, s’ka efekt pa Durrësin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit
Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se marrëveshja e nënshkruar në
Beograd ka të bëjë me modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore,
raporton Ekonomia Online.

Ai ka sqaruar se në këtë takim është
kërkuar të ndërtohet një linjë nga Prishtina për në Nish, por që ai thotë se ky
projekt do të kishte efekt vetëm nëse lidhet edhe me Durrsin.

“Ky vit që jemi nga BE-ja është
i shpallur si viti i hekurudhave është mbajtur Samiti që ishte në Beograd, kohë
më parë në Lubjanë pastaj në samitin e radhës të kemi edhe në Prishtinë dhe temë
diskutimi ishte hekurudhat dhe ajo çka u nënshkruar kanë të bëjë me
modernizimin e korridoreve dhe linjave hekurudhore që të mundësohet një transport
normal ndërmjet vendeve të Ballkanit”.

“Ajo çka kam ngritur tjetër është çështja
e korridoreve të reja, është kërkuar që të bëhet një linjë nga Prishtina në
Nish, por kjo do të kishte kuptim nëse do të lidhej me Durrësin, dhe kjo nënkupton
që të kemi qarkullim të mallrave”.

Aliu ka marrë pjesë në Samitin
Hekurudhor në të cilin së bashku me homologët e tij nga vendet e rajonit kanë
nënshkruar një marrëveshje për ndërtimin e një rrjeti hekurudhor, raporton EO.

Më 14 shkurt të vitit 2020, delegacionet
nga Kosova dhe Serbia në Mynih janë dakorduar për autostrada dhe atë për
hekurudha përmes së cilave të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e
rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy
shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Aliu jep detaje për marrëveshjen në beograd: pati kërkesë për linjën prishtinë-nish, s’ka efekt pa durrësin
Aliu jep detaje për marrëveshjen në beograd: pati kërkesë për linjën prishtinë-nish, s’ka efekt pa durrësin » lajmet e fundit - arenamedia & production - arenamedialetv

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button