Lajmet e funditVendi

Pse Albin Kurti ishte në rreshtin e fundit të ‘fotografisë familjare’ në Slloveni

Njohësi i protokollit, Haki Merovci, ka komentuar ‘fotografinë familjare’ që u shkrep në samitin e sotëm në Brdo të Sllovenisë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë fotografi në një vend jo fort të dukshëm ishte kryeministri kosovar Albin Kurti, derisa presidenti serb ishte në rresht të parë.

Për këtë, Merovci për Klankosova.tv thotë se në takimet e tilla joformale mund të ketë edhe lëvizje të rregullave të protokollit sipas shtetit pritës dhe mesazhit që synohet të jepet nga takimi.

“Radhitjen e personaliteteve e cakton protokolli i Sllovenisë. Kriteri i parë i protokollit thotë se radhitja e presidentëve/kryeministrave bëhet në bazë të vjetërsisë që e kanë në post. Kriteri i dytë është rendi alfabetik anglez ose slloven. Kriteri i tretë bazohet në natyrën dhe specifikat e aktivitetit dhe protokolli vendor i përcakton disa rregulla dhe i vendos presidentët në bazë të rëndësisë që kanë apo se çfarë mesazhi duan të japin”.

Në videon e publikuar nga BE, presidenti francez Emmanuel Macron është në rend të parë derisa kancelarja gjermane Angela Merkel është në të dytën. Në të dytin rresht është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button